Bumçi: Alibeaj është thjesht deputet, demokratët janë të bashkuar! Prioriteti i vetëm, shkurtimi i ditëve të Edi Ramës

Bumçi: Alibeaj është thjesht deputet, demokratët janë të bashkuar! Prioriteti i vetëm, shkurtimi i ditëve të Edi Ramës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, prioritetet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj i cili i prezantoi ditën e sotme, i grupoi në një prioritet të vetëm, teksa këtë të fundit e cilësoi vetëm si deputet.

Në një intervistë për MCN TV, deklaroi se prioritetet e Partisë Demokratike dhe opozitës përcaktohen nga institucionet e zgjedhura dhe legjitime të partisë.

Çështjet nëse mund ti përmbledhim janë vetëm një: si mund të shkurtohen ditët e një qeverie ilegjitime. Kjo qeveri nuk është legjitime për mënyrën si fitoi zgjedhjet, ishte një masakër e vërtetë elektorale.

Një shtet që përdor të dhënat personale për të fituar, nuk ka legjitimitet, kjo është qeveri ilegjitime dhe detyra e çdo demokrati është shkurtimi i ditëve të një qeverie që përbën rrezik kombëtar.

Zoti Alibeaj është deputet i PD dhe funksionet e tjera për sa kohë nuk gëzojnë mbështetjen e shumicës së partisë, nuk janë. Prioritetet janë një betejë opozitare në parlament dhe jashtë parlamentit.

Demokracia do të thotë të përfshish njerëzit. Alibeaj është thjesht deputet i PD, ka dalë nga vota e anëtarëve dhe votuesve të djathtë në qarkun e Fierit dhe është deputet si gjithë të tjerët. Çdo deputet duhet të përfaqësojë vullnetin e partisë që e ka zgjedhur.

PD, nuk ka më një çështje ndarje, ka qenë një vit politik i jashtëzakonshëm se në shtator bëhet një vit nga nisja e Foltores, nga zgjedhjet e pjesshme lokale që doli shumë qartë se ku ishte shumicë e demokratëve dhe në zgjedhjen e zotit Berisha.

Më tej në 7 korrik, qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë dolën masivisht në një muaj që nuk është muaj protestash dhe aty PD dhe opozita është e bashkuar.

I pyetur nëse ekziston frika që votat e “grupit Alibeaj” të bashkohen me qeverinë për nisma të caktuara, mohoi prerazi, duke thënë se nuk beson që Alibeaj dhe asnjë demokrat tjetër të bashkojë votat me Edi Ramën.

Në këtë linjë shtoi se në këto 10 vite kanë bërë beteja opozitare, madje dogjën mandatet, duke ndjekur vullnetin dhe vendimin e PD për t’i qëndruar parimeve dhje idealeve të demokratëve.

Nuk besoj që deputetë që i kanë qëndruar në këto beteja, do bashkonin sot votat me Edi Ramën. Nëse bashkon votat me Ramën nuk është më i tillë. Brenda grupit është e drejtë të ketë qëndrime të ndryshme, grupet kanë votuar jo përherë në mënyrë homogjene, por në bazë të statutit të ri, lejojmë dhe sanksionet.

Lidhur me përpjekjet nga kryetari i zgjedhur Sali Berisha dhe deputetët që e mbështesin atë, për të shkarkuar Enkelejd Alibeaj si kryetar të grupit parlamentar dhe për të emëruar Luçiano Boçin, Bumçi tha se deputetët janë përfaqësues, ata mund të mbajnë çdo qëndrim si individ, por nëse nuk përkojnë me vullnetin e atyre që i kanë votuar, ata e humbin këtë tagër që është përfaqësimi.

Kur ne braktisëm mandatet, deputetët nga fundi i listave zunë vendin tonë, por ata nuk ishin përfaqësues të vullnetit të demokratëve. Numri që i është përgjigjur mbledhjes së sotme të Alibeaj, është më i ulëti i të gjitha kohërave.

Siç janë demokratët të bashkuar në terren duhet të jetë dhe grupi parlamentar shumë shpjet besoj se do të ketë bashkim të grupit parlamentar. Ka vetëm një PD e cila i mbijetoi një sulmi të paprecedentë për të shkatërruar PD dhe opozitën.

Edi Rama i kishte bërë llogaritë që nuk do të kishte PD të vërtetë. Opozita u ringrit kundër të gjitha gjasave dhe kjo është frika më e madhe e Ramës, kur mendon që diçka që e kishte vrarë, u ngrit më e fortë.

Lidhur me prioritet e prezantuara nga Alibeaj forcimin e marrëdhënieve me SHBA dhe Britaninë e madhe që zotin e Berisha e kanë shpallur non grata, nëse ishte ky një mesazh për kryedemokratin se rrugët mes tyre janë ndarë përfundimisht, Bumçi shtoi se demokratët janë të bashkuar.

Po të mos ishte kështu nuk do të mbusheshin foltoret në çdo cep të Shqipërisë, nuk do kishte 6 mars ku ne dolëm bindshëm fituam bashkinë e Shkodrës. Ftesa ime është që çdo deputet që ka marrë votën e demokratëve ti përfaqësojë ata.

Datë për protestën e radhës nuk ka. Ne do të ndërmarrim çdo nismë në sheshe, rrugë, për qytetarët, mosbindje civile, gjithçka. Gjithçka do të bëhet me një funksion, për të shkurtuar ditët e Edi Ramës, se ky vend nuk ka qenë kështu.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy