Avokati kujtim Cakrani tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se në Kolaps nuk janë vetëm gjykatat e Apelit, por edhet Gjykatat e Shkallëve të Para.
Duke vijuar Cakrani tha se një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës ka mbi 800 dosje për të gjykuar, 3 herë mbi normën e BE-së.
Të marrësh një vendim në Gjykatën e Shkallës së Parë, që të hapësh proces gjyqësor civil duhen 2-3 vite të përfundosh në Shkallën e Parë.
Pa marrë parasysh Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, apo Apelin Administrativ. Sot gjykatat shqiptare janë në kolaps, jo vetëm Apeli, Apeli i Posaçëm, apo Apeli Administrativ,. Janë në kolaps Gjykatat e Shkallëve të Para.
Një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës ka mbi 800 dosje për të gjykuar. Niveli i BE është 240-250 dosje për gjyqtar. Kemi kaluar 3-fishin e dosjeve për gjyqtar.



