Presidentët e Shqipërisë në Hagë, Berisha: Akt human, por pa asnjë ndikim! Fusha e lojës është në Tiranë (VIDEO)

Presidentët e Shqipërisë në Hagë, Berisha: Akt human, por pa asnjë ndikim! Fusha e lojës është në Tiranë (VIDEO)

Diplomati Mal Berisha e sheh vizitën e ardhshme të ish-presidentëve në Hagë si akt njerëzor për t’i dhënë kurajo të burgosurve, por pa ndikim tek vendimi i Gjykatës.

Përmes një lidhje Skype me studion e lajmeve në MCN TV, Berisha tha se do ishte më e frytshme sikur këta ish-shtetarë të ndalonin para kësaj vizite tek zyra e kryeministrit Rama dhe t’i kërkonin atij të ndërpriste marrëdhëniet me Serbinë.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Berisha theksoi se Gjykata e Hagës është produkt i lobimit të Rusisë dhe Serbisë që ka arritur të fusë në burg viktimat.

Unë jam nga ata persona që kam shkuar në Hagë dhe kam vizituar Haradinajn kur ishte në proces gjyqësor, në planin human e shoh si akt njerëzor që shprehin miqtë e atyre njerëzve që njihen si drejtuesit e UÇK. Nuk shoh se ka asnjë lloj ndikimi vajtja e kujto që shkon e aq më tepër e njerëzve që kanë mbajtur poste të rëndësishme. Nuk bëjnë as “gëk as mëk” kur shohin që zëdhënësi i ushtrisë së Kosovës gjendet në burg se raportonte për ushtrinë që mbronte popullin e vet ndërsa homologu i tij,  zëdhënësi i Millosheviçit sot është një nga njerëzit që pritet nga kancelaritë e Evropës dhe quhet Vuçiç. Kjo asimetri të bën të mendosh që përkrah veprimit human ka një kërkesë, ndaj tyre.

Gjykata e Hagës është produkt i lobimit të Serbisë dhe Rusisë, kanë arritur që viktimën ta fusin në burg dhe persekutorin ta ngrenë. Duke qenë se kam punuar në departamentin e drejtësisë të UNMIK, di që influenca e këtyre burrave është zëro, pasi në të drejtën ndërkombëtare askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë te drejtësia. Ajo Gjykatë është ngritur në mënyrë të padrejtë, për të dënuar viktimat. Gjykata është ekstraterritoriale. Nuk ka afat për investigimin, ata do vdesin para se të mbaroj investigimi. Jakup Krasniqi vuan nga diabeti. Krasniqi njeriu më i parrezikshëm dhe ka lëshuar. Ka një asimetri dhe një lloj dallimi të jashtëzakonshme. Vizita ka një një efekt human por s’ka asnjë ndikim . Efekti do të ishte nëse shkojnë në zyrën e  Ramës dhe i thonë të ndalojë marrëdhëniet me Vuçiç. Po se do pyesë gjykata e Hagës, nuk ndodh.

Më tej, teksa tha se nuk ka dijeni për arsyet e refuzimit të kësaj vizite nga disa presidentë, Berisha përsëriti se askush nuk ka fuqi të ndikojë tek Gjykata, duke shtuar se në Shqipëri askush nuk jep llogari se kush i paguan këto vizita

Nuk më pëlqen ta ndaj në aspektin politik, janë shqiptarë të Kosovës, asimetria është e jashtëzakonshme. Vuçiç, shefi i propagandës, që ka dorë në Srebrenicë, në Kosovë  është njeriu që arriti të çbëjë vendimin e Gjykatës së Hagës për legjitimin e pavarësisë së Kosovës. Strategjia serbe e drejtuar nga Vuçiç bëri dy gjëra të rëndësishme për Serbinë, kundër Kosovës, injoroi vendimin e Gjykatës së Hagës dhe bëri të parëndësishëm dokumentin më të rëndësishëm të lëshuar ndonjëherë për Kosovën. Duke minimizuar aktin e Hagës ai arriti të çbëjë dhe njohjet e Kosovës. Jam i habitur si këto burra nuk i thonë mos i hidh duart në qafë Vuçiçit. Si mund të ketë marrëdhënie të mirë një politikan shqiptar me Vuçiçin.

Presidentët më parë duhet të ndalen në “Dëshmorët e kombit dhe ti kërkojnë dhe presidentit shqiptar dhe atij Kosovar të mbështesin Kurtin dhe të ndërpresin marrëdhëniet me Serbinë. Fusha e lojë nuk është atje, është në Tiranë, askush nuk mund të ndikojë mbi Gjykatën.

Për të shkuar deri në Hagë do të ketë dhe shpenzime, as kush në Shqipëri nuk jep llogari se kush paguan për këto vizita.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy