Kalemaj: Shqipëria nuk është interesante për Shtëpinë e Bardhë. E vetmja risi se do kemi një ambasador të ri të konfirmuar (VIDEO)

Kalemaj: Shqipëria nuk është interesante për Shtëpinë e Bardhë. E vetmja risi se do kemi një ambasador të ri të konfirmuar (VIDEO)

Pas fitores së Presidentit të ardhshëm të SHBA, Donald Trump, duket se analistët dhe jo vetëm heqin paralele mes fushatës së Trump, fitores së tij dhe opozitës shqiptare.

Politologu Ilir Kalemaj, në analizën e tij në “MCN lajme”, këtë fakt e sheh në tjetër këndvështrim.

Për të, zgjedhjet në Amerikë, nuk bëhen për Shqipërinë dhe se interesi i Shtëpisë së Bardhë është në zgjidhjet e krizave emergjente.  

Zgjedhjet në Amerikë nuk bëhen për Shqipërinë. Shqipëria nuk është as periferikisht interesante për Shtëpinë Bardhë.

Pra, duhet të jemi të qartë se ajo që po ndodh në Shtëpinë e Bardhë, politikisht ka shumë rendësi me atë që do ndodh me dy krizat emergjente që janë Rusi-Ukrainë, dhe Gaza-Izrael, akoma më rëndësi kanë lidhje me marrëdhëniet me Kinën, me tarifat, që ndoshta nuk janë tema interesante për publikun shqiptare por që janë tema interesante për atë që ndodhi.

Por që janë tema interesante, fjala bie, se ajo që do

ndodhi me tarifat, me Kinën, natyrisht që ka interes e dhe për afrikanin, italian, shqiptarin, kinezi, shumë rendësi, sepse po pati rritja po ulje te normave të interesit, të ekonomisë këto kanë ndikim ndërkombëtar  a do kemi krizë, apo rritje te qëndrueshme ekonomike. Të gjitha këto mendoj se janë më me tepër interes sesa çfarë do ndodhi nëse do ndodh gjë me Shqipërinë.

Sipas Kalemaj, përpos asnjë lidhje, e vetmja gjë që do lidhet është fakti se do kemi më në fund Ambasadorin e ri të SHBA, në Tiranë.

E vetmja gjë në na lidhe me Shqipërinë, është që më se paku, pas dy vitesh pa ambasador, më në fund të kemi konfirmimin e Ambasadorit të ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy