Qendrat after school/ Vjerdha: Privati ka mbushur një boshllëk të lënë nga shteti (VIDEO)

Qendrat after school/ Vjerdha: Privati ka mbushur një boshllëk të lënë nga shteti (VIDEO)

Kolindo Vjerdha nga Qëndresa Qytetare analizoi në studion e MCN arsyet e rritjes së numrit të qendrave after school.

Programi të bëjmë detyrat e shtëpisë aktivizon një numër shumë të ulët nxënësish. Janë tre elementë që na kanë çuar në këtë pikë. Ne kemi një familje të re, kryesisht pa gjyshër. Ka një orar të ndryshëm pune dhe kjo i detyron prindërit t’i çojnë në qendra të tilla. Kemi edhe fuqizimin në karrierë të gruas. Ajo që ne shohim sot ka të bëjë edhe me faktin se kemi një lulëzim sepse ka një vakum. Iniciativat e ndërmarra nga Ministria e Arsimit kanë mbetur përgjysmë.

Vjerdha tha se para të gjithash, vendimi për ta çuar fëmijën në një qendër të tillë është një konkluzion që del pas analizës së kostove.

Po të llogarisim kostot, pasi mora informacion, janë mesatarisht 300-350 në muaj. Janë nëse përfshihet transporti dhe ushqyerja. Sot një prind mund ta çojë në një shkollë private që kushton më pak. Kjo është ajo që favorizon arsimin privat sot. Është ajo para së cilës prindi detyrohet të bëjë një analizë kostosh. Ta çojë në shkollë publike me orare të kufizuara apo ta çojë në shkollë private, ku shkon në orën 7:00 dhe e merr në orën 17:00.

Vjerdha tha më tej se ky sektor vazhdon të veprojë i pakontrolluar.

Një pjesë e mirë licencohen si kopsht, një pjesë tjetër si shkolla. Ka lidhje me disa standarde. Ne nuk e gjykojmë sektorin privat që merr një iniciativë kur mbush një boshllëk, gjykoj shtetin që e ka krijuar këtë boshllëk.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy