“Xhadat”/ Familjet e pastreha që enden rrugëve të Sarandës duke “luftuar” për copën e bukës

“Xhadat”/ Familjet e pastreha që enden rrugëve të Sarandës duke “luftuar” për copën e bukës

Emisioni “Xhadat” ka trajtuar 2 familje të pastreha, të cilat enden rrugëve të Sarandës për mbijetesë. 

Historia e parë i përket çifti të pastrehë, i cili së bashku me dy vajzat jetojnë rrugëve të qytetit të Sarandës duke mbledhur kanaçe. 

Drita Gjihani, bashkëshortja shprehet: “Jemi nga Gjirokastra. Kemi pasur atje një barake, por na u dogj para shumë kohësh dhe përfunduam në rrugë. Kemi shumë kohë që endemi rrugës, pa asgjë. Për të siguruar bukën e gojës mbledhim kanaçe nëpër kazanë.  Dalim gjithë ditës duke kërkuar për kanaçe, se duan të hanë fëmijët. Me shitjen e tyre nxjerrim nga 2 mijë deri në 3 mijë lekë ( të vjetra) në ditë. Përkrahje sociale nuk marrim nga Bashkia. Në dimër detyrohemi të ndërtojmë nga një kasolle të vogël me shufra që të rrimë brënda, kurse në verë gjithë ditën në diell. Vajzën e madhe e kam me probleme mendore, por nuk e trajtojmë dot në spital sepse nuk kemi mundesi. Unë vuaj nga astma që e vogël, por nuk trajtohem dot”.

Bashkëshorti, Iqmet Ibrushi: “Flemë në  ndonjë strehë pallati. Në verë rrimë këtu në Sarandë, kurse në dimër ikim në Gjirokastër. Mezi ushqehemi”. 

Kristina, vajza e vogël qan sepse nuk ka ngrënë bukë. “Më dhemb koka, s’kam ngrënë bukë”.

Ndërsa historia tjetër ka të bëjë me Alma Rrokun, nëna e një fëmije 4 muajsh, që ulet në shëtitoren e Sarandës çdo ditë dhe lyp nga kalimtarët që kalojnë aty.

“Kam 2 muaj që jetoj këtu në Sarandë. Jam nga Tirana, por kam ardhur këtu e vetme me fëmijën. S’kam asgjë për fëmijën. Detyrohem të lyp në rrugë dhe fleme jashtë. Ngaqë nuk kam qumësht, i jap fëmijës ujë, se s’kam lekë ta blej. S’më ndihmon askush. 2 mijë lekë që mbledh në ditë, unë i harxhoj për fëmijën. Nuk marr asnjë ndihmë nga shteti. Më ndihmoni me çfarë të mundeni… të paktën  një strehë sa të fus kokën me fëmijën”- shtoi ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy