Ngërçi politik në Mal të Zi, Draga: “Lëmshin” e zgjidhin vetëm zgjedhjet vendore të tetorit (VIDEO)

Ngërçi politik në Mal të Zi, Draga: “Lëmshin” e zgjidhin vetëm zgjedhjet vendore të tetorit (VIDEO)

Mali i Zi është sërish në ngërç politik. Pas rënies së qeverisë së Abazoviçit, presidenti Gjukanoviç kërkon shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por nga ata tjetër shumica e vjetër ka nisur procedurat për shkarkimin e tij me argumentin se ka shkelur Kushtetutën. Shumica e vjetër ka një emër për kryeministër, ndërsa nisma për shkarkimin e kreut të shtetit do të mbetet pezull në Kushtetuese, e cila nuk mund të shprehet përsa kohë nuk është e plotë. Në një lidhje Skype, analisti Nail Draga tha se një situatë e tillë politike nuk ka ndodhur kurrë më parë në Mal të Zi. Ai tha se çelësi për zgjidhjen e ngërçit janë zgjedhjet vendore të 23 tetorit në 14 komuna të vendit. Për këto të fundit, mes të cilave është edhe Podgorica, forcat politike janë rreshtuar dhe po bëjnë fushatë.

Analistët hezitojnë të japin përgjigje sepse nuk kemi qeveri të rregullt. Kemi qeveri në detyrë, presidenti nuk ka dhënë pëlqimin për kryeministrin e ardhshëm.

Janë situata të jashtëzakonshme, të panjohura më parë.

Gjykata Kushtetuese nuk është e plotë dhe nuk do të ketë realitet të ri. Ditët në vijim janë përcaktuese. Do të shohim si do të reagojë presidenti Gjukanoviç.

Pavarësisht se presidenti thotë të shprehet parlamenti, këtë e vendosin 41 vota të Malit të Zi. Kaq i ka ish-shumica parlamentare dhe Gjukanoviçit i mungon 1 votë.

Presidenti ende ka mundësi që të miratojë emrin e Lekiç për kryeministër.

Kemi një krizë të përgjithshme në Mal të Zi. Muajin e ardhshëm, në Mal të Zi mbahen zgjedhjet në 14 komuna. Kemi një situatë identike si ajo e pavarësisë në 2006. Blloqet janë përcaktuar. Zgjedhjet e 23 tetorit do të jenë përcaktuese. Çështje kyçe është kush do ta udhëheqë Podgoricën.  

Sa i takon ish-kryeministrit Abazoviç, Draga tha se ai do të ruajë rol të rëndësishëm në skenën politike, cilatdo qofshin zhvillimet e radhës.

Dritan Avazoviç po mban çelësat e qeverisë aktuale. Ai do të luajë rol kyç. Ai ka përfituar nga skena politike dhe ka fituar mbështetje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy