Një 84-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv mbrëmjen e sotme. 84-vjeçarja nga Tirana, e konfirmuar me COVID19, ka ndërruar jetë për shkak të një infarkti.
Pacientja me inicialet S.D, e shtruar prej 4 ditësh në Spitalin Infektiv kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese: artrit reumatoid, fibrillacion arterial dhe hipertension.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë, pacientja nuk ia ka dalë të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.



