
Konferenca e kryetareve në mledhjen e sotme shtyu ngritjen e komisioneve parlamentare hetimore të cilat i kishte kërkuar Partia Demokratike.
Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS, shpjegoi arsyen e shtyrjes së ngritjes së komisioneve hetimore.
Sipas tij kjo u bë për shkak se Kuvendi në rastet kur kërkohet ngritja e komisionit hetimor nga një e katërta e deputetëve, ka detyrimin që të mos e diskutojë ngritjen e komisionit.
Balla bёri gjithashtu me dije se, nё kёto raste Kuvendi “ia nёnshtron diskutimit parlamentar shkallën e respektimit të parimeve kushtetuese në objektin e veprimtarisë së tij”.
“Kuvendi, në rastet kur kërkohet ngritja e komisionit hetimor nga një e katërta e deputetëve, ka detyrimin që të mos e diskutojë ngritjen e komisionit, por ia nënshtron diskutimit parlamentar shkallën e respektimit të parimeve kushtetuese në objektin e veprimtarisë së tij. Ky debat realizohet me qëllim gjetjen e një konsensusi ndërmjet palëve lidhur me objektin e hetimit, deri në arritjen e një vendimmarrje. Kërkesat janë depozituar në fund të javës së kaluar, kanë hyrë në diskutimin e konferencës së kryetarëve siç e parashikon dhe rregullorja. Do të hyjmë në një objekt diskutimi për objektin e këtyre komisioneve. Mund t’ju them se sa më i vogël të jetë numri i anëtarëve të komisioneve, aq më efektive është puna. U duhet lënë edhe hapësirë deputetëve që nuk janë pjesë e grupeve parlamentare.
Partia Demokratike dorëzoi ditë më parë kërkesën në Kuvend për ngritjen e disa komisioneve hetimore, konkretisht për zgjedhjet e 25 prilli8t, Inceneratoret dhe cështjen “Becceti”.



