Nga sot platforma Spotify edhe në Shqipëri

Nga sot platforma Spotify edhe në Shqipëri

Spotify njoftoi disa orë më parë se do të bëjë të mundur duke nisur nga sot (15 korrik), që shërbimi i tij të jetë i aksesueshëm 13 vende të tjera, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë dhe Kosovën.

Spotify, i themeluar në Suedi në vitin 2006, është një shërbim transmetimi muzikor dhe shërbimesh të tjera mediatike. Platforma është një shërbim fremiun (free & premium) – që do të thotë se ofrohet falas, por edhe premium, që përfshin të gjitha produktet dhe shërbimet që ofrohen me pagesë. Shërbimi falas ofron muzikë dhe shërbime të tjera të kufizuara si edhe përmban reklama dhe video muzikore automatike. Karakteristika të tjera – si dëgjimet pa reklama – ofrohen përmes pajtimeve me pagesë.

Që prej vitit 2008, Spotify siguron qasje në mbi 50 milionë këngë. Përdoruesit mund të shfletojnë projektet sipas artistit/es, grupeve, albumeve ose zhanërit si edhe të krijojnë, modifikojnë ose shkëmbejnë listat e këngëve. Spotify është shërbimi më i madh i transmetimit muzikor në botë me më shumë përdorues të abonuar – 96 milionë të tillë. Platforma ka rreth 170 milionë përdorues në përgjithësi.

Si mund të shkarkohet?

Vizitoni faqen e Spotify (në Google, App Store apo Play Store) dhe regjistrohuni. Mund të regjistroheni direkt përmes Facebook-ut ose të krijoni llogarinë tuaj përmes adresës së email-it. Mund të zgjidhni versionin pa pagesë ose të shkoni me Spotify Premium.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy