Një foshnje 1-muajshe është gjetur e braktisur nga banorët e kryqytetit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës në afërsi të rrugës “Arkitekt Sinani” ku disa qyterarë kanë konstatuar pranë një pallati një foshnjë të mbështjellë me batanije të braktisur nga familjarët.
Banorët kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërsa kjo e fundit e ka dërguar foshnjen në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Efektivët e policisë kanë marrë dëshmitë e banorëve dhe kanë nisur punën për identifikimin dhe ndalimin e nënës së foshnjes 1-muajshe.



