
Dënimet alternative të cilat jepen nga gjykata për personat e shpallur fajtor për vepra jo të rënda penale, mbahen nën mbikqyrje nga Shërbimi i Provës.
Lidhur me aktivitetin e këtij institucioni, inspektori i Shërbimit të Provës, Almir Xhangolli tha se ka një shumëllojshmëri veprash penale për të cilat dënohen duke nisur nga drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt. Në një intervistë për studion e lajmeve të MCN TV, Xhangolli tha se në total për vitin 2021 janë mbikqyrur 12.868 perona deri në muajin shtator. Grupmosha 14 e lart që kanë përgjegjësi penale.
Intervista:
Z. Xhangolli, e nisim me një pyetje të përgjithshme. Cilat janë veprat penale që përfshihen tek dënimet alternative?
Xhangolli: Shërbimi i provës është një institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe mbikqyr personat që kanë kryer vepra penale që kanë rrezikshmëri të ulët, me një burgim më pak se 7 vite. Ka një shumëllojshmëri të veprave penale për të cilat dënohen si drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt.
Sa persona të dënuar ndiqen aktualisht nga Shërbimi i provës?
Xhangolli: Nga Shërbimi i Provës në total për vitin 2021 janë mbikqyrur 12868 perona deri në muajin shtator. Grupmosha 14 e lart që kanë përgjegjesi penale.
Cila është rruga që ndiqet nga i dënuari dhe shërbimi i Provës në këto raste?
Xhangolli: Fillimisht në shërbimin e provës paraqitet urdhëri i ekzekutimit nga prokurori. Pasi jeprt masa e dënimit alternativ nga Gjykata, ajo urdhëron prokurorin për urdhërin e ekzekutimit i cili vjen më pas tek Shërbimi i provës. Personi paraqitet si vullnetar në Shërbimin e provës, por ka edhe procedura të tjera nëse ai nuk paraqitet. Mbi 90% paraqiten si vullnetarë.
Sa të mitur janë aktualisht nën mbikqyrje?
Xhangolli: Këtë vit janë ndjekur 116 të mitur, 14-18 vjeç nga të cilët 5 kanë qenë me masat alternative të shmangies të cilat janë një parashikim i r inga kodi i drejtësisë penale hyrë në fuqi në 2018-ën.
Në grupin e dënimeve alternative është edhe puna në komunitet, dënim që jepet për një numër të kufizuar të dënuarish dhe që në fund nuk mbetet në dëshminë e penalitetit. Mund të na thoni se sa persona bëjnë pjesë dhe a ka mes tyre zyrtarë?
Xhangolli: Kjo është një shifër e ulët e personave që marrin këtë dënim. Për s ai përket zyrtarëve të cilët mund të jenë të funksioneve të ndryshme ne nuk e disponojmë këtë të dhënë sepse është një e dhënë që bien ë kundërshtim me parimin e konfidencialitetit.
Po me mbikqyrje elektronike, sa persona mbahen nen arrest?
Xhangolli: Aktualisht mbikqyrje elektronike ka pasur disa problematike dhe e bëjnë të pamundur funksionimin të pamundur për momentin.
Cilat janë vështirësitë që hash shërbimi i provës në mbajtjen nën vëzhgim të këtyre personave?
Xhangolli: Problematikat kryesore janë ato kur personat nuk paraqiten apo mund të dalin jashtë shtetit pa informuar mbikqyrësin paraprakisht. Këto janë disa problematika që hasim.
A ka pasur raste të moszbatimit të dënimit alternativ dhe rikthimit të kësaj kategorie në burg?
Xhangolli: Për këtë duhet të përgjigjen prokurorët, janë ata të cilët ndjekin procedurat.
Cilat janë sfidat e Shërbimit të provës?
Xhangolli: Sfida aktuale është ngarkesa e lartë e punës. Stafi është pak i mbingarkuar aktualisht që mbikqyren nga një staf i kufizuar.



