Sulm i armatosur në Kaliforni, katër të vrarë gjatë një ahengu në Fresno

Sulm i armatosur në Kaliforni, katër të vrarë gjatë një ahengu në Fresno

Katër persona janë qëlluar për vdekje në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara pasi disa të dyshuar u futën në një oborr ku ishte organizuar një ndejë dhe filluan t’i sulmonin pjesëmarrësit me armë zjarri.

Sulmi ndodhi rreth orës 6 të pasdites së të dielës në pjesën juglindore të qytetit Fresno, ku dhjetëra njerëz ishin mbledhur për të përcjellë një ndeshje futbolli, njoftoi policia lokale.

Michale Reid, nënkomandant i policisë në Fresno tha se në këtë sulm me armë janë qëlluar dhjetë persona. Tre njerëz vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër ndërroi jetë më vonë në spital.

Policia tha se gjashtë njerëz të tjerë pritet të mbijetojnë pasi kanë pësuar plagë më të lehta dhe janë duke u trajtuar në spital. Autoritetet njoftuan se të gjitha viktimat e këtij sulmi ishin persona me prejardhje nga Azia dhe i përkisnin moshave 25 deri 35-vjeçare.

Në këtë ndejë besohet se po merrnin pjesë rreth 35 persona, njoftoi policia. Asnjë person ende nuk është arrestuar lidhur me këtë sulm.

Ky ishte sulmi i dytë fatal të dielën në Fresno. Një djalë i ri u qëllua për vdekje më herët të dielën përderisa po qëndronte në shtëpinë e tij, shkruan “The Guardian”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy