Mjeku Beqiri: Vala që ka prekur Evropën do të jetë me një vrull edhe në Ballkan (VIDEO)

Mjeku Beqiri: Vala që ka prekur Evropën do të jetë me një vrull edhe në Ballkan (VIDEO)

Ndërsa Austria është futur në një lock down për shkak të Covid-19, qytetarët janë duke shkaktuar protesta të dhunshme duke i kundërshtuar ato. Në lidhje me këtë temë në një intervistë përmes “Skype” i ftuar në edicionin informativ në MCN TV ishte mjeku shqiptar që jeton në Austri, Shkëlqim Beqiri.

Beqiri u shpreh se Austria është në kulmin e valës së 4 dhe qytetet si Salsburg dhe Linz i kanë plotësuar kapacitet e tyre në spitale. Sipas mjekut arsyeja pse vendi është duke u përballur me një lock down është sepse qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar se dhe pse të vaksinuar ata mund të përhapin Covid-19.

Ndërkohë në lidhje me situatën nga Covid në Shqipëri, Beqiri u shpreh se vendi duhet të jetë vigjilent pasi vala që tashmë ka prekur disa vende Evropiane shumë shpejt do të shtrihet dhe në Ballkan.

Intervista e plotë:

 1. Doktor a jemi në një valë të katërt dhe shumë të egër si pasojë e covid?

Jemi në kulmin e valës së 4 dhe jo rastësisht këto masa janë vendosur. Austrisë patjetër i duhen këto masa se përndryshe do të përballet me kolaps në mjekësi megjithëse ka një nga sistemet më të mira në botë. Por ja që janë të domosdoshme.

2. z. Beqiri, pavarësisht masave të rrepta, Austria nuk i shpëtoi rritjes së numrit të infektimeve. Pse ndodhi kjo? Dhe si e shihni vaksinimin e detyrueshëm që kërkojnë të ndërmarrin vendet eurpoiane.

Nga ana mjekësore mendoj se kanë qenë lëshimet pasi nuk është arritur që qytetarët të ndërgjegjësohen. Gabimi më i madh është se ata që janë imunizuar duhet të dinin se vaksinimi nuk reagon aq shpejt dhe ata mund të përhapin Covid. Mosndërgjegjësimi i popullatës ka sjellë këtë situatë. Njerëzit e imunizuar iu lejua liria dhe pa moskujdesia është bërë transmetimi i virusit dhe tani jemi para kolapsit sidomos Salsburg dhe Linzi të cilët i kanë plotësuar kapacitetet.

Përsa i përket vaksinimit të detyrueshëm mendoj që ajo është një e drejtë e njeriut dhe nuk mund ta detyrosh. Ende nuk kemi të dhëna të mjaftueshme dhe studime shkencore pasi ne mendonim se me zbulimin e vaksinës do të kishim sukses, por ja ku jemi.

Secili duhet të vendosi vetë përsa i përket vaksinimit, por i lutemi secilit të mos rrezikoj shëndetin e individëve të tjerë.

Qytetarët ti marrin vendimet me kokë të ftohtë pasi kemi të dhëna që tregojnë se vaksina të mbron, por secili duhet të vendos për shëndetin e vetë.

3. Edhe në Shqipëri kemi shumë raste fatalitesh nga covid, por dhe infektime ku nuk kanë munguar edhe të vaskinuarit, madje edhe me 2 doza. Si e shpjegoni këtë. Po tani që janë disa festa dhe grumbullimet janë më të mëdha si mendoni se do të vijojë të jetë kjo situatë kur po qarkullojnë edhe virozat stinore dhe gripi sezonal?

Në Austri është vendosur që të anulohet çdo eveniment i festave të fund vitit për shkak të Covid. Unë mendoj se vala që vjen nga Europa do të jetë shumë shpejt mbi Ballkanin ku shoh që njerëzit as nuk i mbajnë maskat.

Shumica e njerëzve të diagnostikuar me korona janë ata që u vështirësohet sistemi imunitar pasi preken dhe nga gripi sezonal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy