Një mjegull e dendur ka mbuluar qytetin e Gjirokastrës që në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar rënie drastike të fushëpamjes në lëvizjen e automjeteve.
Situata paraqitet veçanërisht kritike në akset kryesore që lidhin qytetin me Tepelenën, Kakavijën dhe Muzinën, ku shikueshmëria është tejet e kufizuar.
Autoritetet rrugore kanë lëshuar një apel urgjent për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal.
Shoferëve u kërkohet të ulin menjëherë shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të mbajnë ndezur dritat e mjegullës për të shmangur aksidentet e mundshme derisa situata meteorologjike të përmirësohet.



