
Mbi tre fëmijët e Pëllumb Metës, të cilët akuzohen se kanë vrarë të atin e tyre, rëndojnë akuzat e “Vrasjes për rrethana familjare në bashkëpunim” si dhe “mos kallëzim krimi”.
Gazetari Sokol Bregu, lidhur me këtë ngjarje të rëndë thotë në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se cilido të ketë qenë motivi, nuk mund të dënohen të tretë njëkohësisht.
Sipas tij problemi i ligjit në Shqipëri, është se nuk e njeh motivin.
Është mirë që ekspertët punuar shpejt dhe arritën ta zbardhin shpejt rastin.
Normalisht që cilido të jetë motivit, fëmijët kanë bërë gabim, sepse e kanë pranuar se ishte vrasje e menduar më herët, dhe vrasja me paramendim është akuzë akoma më e rëndë që ata ja shtojnë vetes, e pranojnë se e kanë menduar me kohë vrasjen.
Të tretë në burg dhe e ëma në hetim, është një familje e shkatërruar, dhe për të shkatërruar një familje duhet një motiv i madh. Kur futesh atje në pyetje nga ekspertët fillon e çedosh. Ka pasur ekspertë krimesh dhe kur janë futur aty kanë ndryshuar, e lere me tre fëmijë që nuk kanë pjekuri të themi, kriminale, se si të ruhen nga pyetjet e një eksperti ose prokurori.
Problemi i ligjit në Shqipëri është që nuk e njeh motivin.
Sipas Bregut, duket qartazi që ka një motiv tjetër dhe se nuk mund të dënosh të gjithë njësoj, duhet një motiv për ti lehtësuar, duhen ndarje e akuzave.
Duket qartë që e motra i mori përsipër vrasjen për ta ndihmuar vëllain. Të ishte dhune e vazhdueshme duhet gjithë këto vite, të ishte të paktën një denoncim nga familja.
Kemi një person që ka kryer vrasjen fizike, motrën që e mbron të vëllain, dhe vëllai tjetër që ka ndihmuar në fshehjen e krimit. Pra, duhet ndarje e akuzave, nuk mund ti dënojmë të tretë me një dënim të përjetshëm me nga 35 vite, duhet gjetur një motiv për ti lehtësuar sadopak.



