Gjatë diskutimeve të sotme në Parlament, kryeministri Rama tha se PD-ja e braktisi rrugën e bashkëpunimit, duke iu rikthyer sulmeve ndaj qeverisë. Rama tha se për punën e maxhorancës ka folur populli më 25 qershor. Kreu i PS-së tha se PD-ja duhet të mbajë përgjegjësi para votuesve të vet dhe të kuptojë pse është katandisur “kokoshi një thelë”.
“Basha, pasi bëri një akt lidershipi me marrëveshjen e 18 majit, e mohoi se u tremb. U tremb nga frëngjitë e Topallit dhe Patozit. Nuk diti çfarë të bëjë veçse të kthehet aty ku ndihet më rehat, te çadra e sulmeve. Ai ripohoi politikën që për katër vite ju katandisi ju në një gjysmagjel. Shto këtu edhe LSI që qetësinë e dashurinë e shndërroi në vajmedet.
Bir o lul vëllai kë të qaj më parë, ty a motrën tonë që keni një hall.
Pyetja ime retorike është e kotë. Ju zgjoheni, kriheni dilni në ekran dhe kur fiket ekrani, ikni flini gjumë. Halli është i popullit, që, në vend të opozitës, ka dy shartore. Shaj e shpif nuk dini të bëni gjë tjetër.
Ata të LSI-së ishin e treta e vërteta, ata donin të bëheshin e para e papara, por se çfarë iu ndodhi që i ranë murit me kokë”.



