Omicron/ Simaku: Pritet rritje e infektimeve në javët në vijim, përfshirë dhe fëmijët (VIDEO)

Omicron/ Simaku: Pritet rritje e infektimeve në javët në vijim, përfshirë dhe fëmijët (VIDEO)

Epidemiologu Artan Simaku nga studio e lajmeve në MCN Live teksa foli për situatën aktule në vend lidhur me koronavirusin, vuri theksin te vaksinimi vecanërisht për personat mbi 16 vjec dhe ata persona të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndër të tjera ai tha se shifrat ashtu siç ata i kanë paralajmëruar më herët do të vinë në rritje nga java në javë, ndërsa theksoi se në vendin tonë aktualisht mbizotëron variant Omicron ndërsa sa I përket infektimeve me delta shifrat janë të papërfillshme.

E kemi thënë që në fillim të dhjetorit që në janar do mbizotërojë omicron dhe trendi i rasteve të reja do ishte në rritje javë pas jave ashtu siç po ndodh dhe kjo rritje pritet dhe në javët në vijim por lajmi i mirë është se hospitalizimi është i qëndrueshëm. Omicron ka një klinikë më të lehtë por nuk duhet neglizuar. Aktualisht edhe tek ne po mbizotëron varianti Omicron edhe pse klinika është më e lehtë vaksinimi mbetet kryesore. Duhet të vaksinohen të gjithë moshat mbi 16 vjeç, pasi ky variant prek më shumë të pavaksinuarit. Ne nuk duhet të jemi neglizhentë sepse shifrat janë dhe parashikohen në rritje. Nuk bëhet fjalë për përqindje por Omicron është përqindja më e madhe e infektimeve, Delta a përqindje të papërfillshme.

Rastet e rënda janë të pavaksinuar prandaj themi se është mjeti kryesor vaksinimi, pasi 90% e rateve  që shtrohen në spital dhe përfundojnë dhe në intubim janë të pavaksinuar. Pavarësisht e Omicron është klinikisht më I lehtë, personat e pavaksinuar janë ata persona që e kalojnë më rëndë dhe kanë nevojë për shtrim në terapai intensive maedje dhe intubim. Edhe humbjet e jetës janë më shumë te personat e pavaksinuar. Ata perosna janë vurnerabël edhe pse omicron është i lehtë por nëse kanë sëmundje shoqëruese dhe janë të pavaksinuar e kalojnë rëndë, kur një i vaksinuar e kalon sëmundjen më lehtë. 90% nga ata që janë në terapi intensive janë të pavaksinuar 5-9 % janë të vaksinuar me një ose dy doza por me sëmundje të tjera bashkëshoqërouese por ata që kanë përfunduar në vdekje është konfirmuar se kanë qenë të pavaksinuar.

I pyetur se cilat janë grupmoshat më të prekura, Simaku tha se me variantin Delta kishim moshën 44-65 vjeç, ndërsa me Omicron ka një ndryshim të moshës ku po preket grupmosha 25 -44 vjeç,  mosha e re dhe priqtet një rritje e rasteve në javën në vijim në grupmoshën mbi 15 vjeç. Pra siç ai shprehet mbizotëron grupmosha e re më e prekur.

Ndërsa në lidhje me fëmijët prej mesit të dhjetorit Simaku tha se kemi qarkullim intensiv të gripit dhe kjo përkeqëson më tepër situatën prandaj i bëhet thirrje për vaksinim ndaj gripit të gjithë perosnave të pavaksinuar dhe që i përkasin grupit të riskut.

Edhe te fëmijet është vënë re një rritje e rasteve pavarësisht se te fëmijët qarkullojnë dhe viruse të tjerë dhe gripi. Trendi është që të ketë rritje në javët në vijim. Kryesorja për nënat me fëmijë është se fëmija që ka temperaturë dhe shenja të mos shkojë në shkollë por të kontaktojë mjekun. Është e vëtetë se fëmija e kalon lehtë por është dhe gripi në qarkullim prandaj duhet të kontaktojë mënjëherë me mjekun dhe është e rëndësishme të mos fillohet vetëmjekimi në farmaci por të konsultohen me mjekun. Duhet përgjegjshmëria qytetare për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Në të gjithë Europën parashikohet rritje e mëtejshme e numrit të rasteve dhe kjo situatë do vazhdojë gjatë të gjithë pranverës në të gjitha grupmoshat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy