Picori tregon destinacionet e preferuara të shqiptarëve për festat: Mos i lini prenotimet për minutën e fundit!

Picori tregon destinacionet e preferuara të shqiptarëve për festat: Mos i lini prenotimet për minutën e fundit!

Operatorja turistike Enxhi Picori, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Tv tha se ndryshe nga 3 vite më parë kur prenotimet për festat e fundvitit bëheshin në mes të nëntorit, këtë vit po ecin me ritëm të avashtë, dhe po bëhen në minutën e fundit. Mes destinacioneve më të kërkuara në vend, Picori veçoi Korçën, në rajon Malin e Zi dhe Kosovën, ndërsa në Europë, Vjenën, Strasburgun, vende ku ka atmosferë Krishtlindjesh. Sa i takon fluturimeve më të shpeshta, destinacioni kryesor mbetet Italia.

Si rrallë herë, nëse në vitet më përpara prenotimet nisnin në mes të nëntorit, për momentin rezervimet po bëhen tani apo last minute. Disa nga destinacionet me kërkesë të lartë, brenda vendit është Korça, ndërsa jashtë vendit pjesa e rajonit, Mali i zi, Kosova. Në Europë, Vjena dhe Strasburgu në Francë, destinacione që kanë frymën e Krishtlindjeve. Nëse klienti ka kërkesë për një hotel mesatar, patjetër gjendet mundësia dhe Korça e ofron mundësinë. Pjesa e prenotimeve për këtë standard është e hapur dhe vazhdon të ketë prenotime”.  

E pyetur nëse preferohen më shumë udhëtimet me guidë apo individuale, Picori tha:

Është 50 me 50 për qind me momentin. Nëse flasim për moshën mbi mesatare, preferohen udhëtimet me guidë, ndërsa mosha e re preferon udhëtimet individuale dhe jo me guida”.

Ajo u bëri thirrje klientëve që të mos i lënë pushimet në minutën e fundit, dhe vetëm në ditët e festave, pasi çmimet janë më të shtrenjta.

Korça apo Gjirokastra që janë dy ditore me një natë fjete, fillojnë me kosto 49 euro personi. Në destinacione më të largëta janë nga 249-349 euro me guidë, ndërsa për udhëtimet individuale janë kosto më të larta. Grupmoshat që prentojnë më shumë janë nga 20 në 40, jo vetëm për festa por gjatë gjithë periudhës së vitit. Nëse më përpara kërkesa fillonte në mes të nëntorit, për momentin shohim që kërkesat po ecin me hap të avashtë. Nëse krahasohemi me 2019-ën për momentin është më poshtë sa i përket rezervimet. Unë u sugjeroj klientëve që pushimet të mos i lënë në minutën e fundit. Nëse duan çmime të lira të rezervojnë dy muaj më para datës që rezervojnë për t’u nisur. Nga 23 deri në 27 dhjetor, është fluksi jashtëzakonisht i lartë i biletave të avionit dhe hoteleve, prandaj është kjo diferencë në çmime. Sugjerojmë që të mos dyndeni drejt asaj, festave, festave, pasi jashtë që në 6 dhjetor që fillon hapja e tregjeve ka të njëjtën atmosferë. Italia është destinacioni me fluturime më të shpejta. Veçoj Romën, Milanon, Venecian. Fluturime direkt ka edhe pjesa e Dubait, Vjenës, sidomos le linjat ‘low cost’ që janë futur tani. Fluturimet e largëta po zgjidhen shumë dhe më shumë se destinacionet e Europës, sepse ofrojnë atë komoditetin dhe relaksin. Pjesa e Dubait është një destinacion që shitet në masë dhe vazhdon të ketë kërkesë edhe pse çmimet janë të larta”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy