
Kreu i shoqatës për mbrojtjen e konsumatorit dhe prodhuesit vendor, Ervin Resuli ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme për të denoncuar ish-ministren e Bujqësisë Milva Ekonomi dhe dy zyrtarë të lartë të kësaj ministrie.
Sipas tij, Ekonomi, si ish-ministre e Bujqësisë ka lejuar që analizat nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë të publikohen dhe 6 muaj nga momenti i mbërritjes, ka bërë që një pjesë e produkteve me origjinë shtazore apo dhe perime të ndryshme të përfundojnë në tavolinat e konsumatorit duke mos i mundësuar garancinë dhe sigurinë.
Sapo depozitova në SPAK një kallëzim si kryetar i shoqatës për mbrojtjen e konsumatorit dhe jo vetëm, por edhe si prind i cili ka vendosur të rrisë fëmijët në këtë vend ndaj zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me aferën e medikamenteve veterinare, madje atyre medikamenteve të cilat prej 25 vitesh nuk duhet të qarkullonin në Shqipëri me veti të larta kancerogjene, u gjetën në treg dhe në një formë apo një tjetër kanë mbërritur tek konsumatori shqiptar.
Zonja Ekonomi, si ish-ministre e Bujqësisë për veprimet e saj e cila ka lejuar që analizat nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë të publikohen dhe 6 muaj nga momenti i mbërritjes, ka bërë që një pjesë e produkteve me origjinë shtazore apo dhe perime të ndryshme të përfundojnë në tavolinat e konsumatorit duke mos i mundësuar garancinë dhe sigurinë.
Z. Raveli si drejtori i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili gati në 50% të listës së miratuar nga Ministria e Bujqësisë janë barna të cilat nuk janë regjistruar në EMA dhe ka hedhur në qarkullim një sërë medikamentesh me pasoja të rënda tek konsumatori.
Personi tjetër është drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së bimëve, znj. Pana Shtylla Kika, e cila përpos përgjegjësi kryesor për inspektimin e farmacive dhe depove veterinare nuk ka vepruar duke konstatuar problematikat. Duke qenë dhe prind vetë, kam depozituar këtë kallëzim i cili shpresoj me bindje të plotë që SPAK do ta marrë në konsideratë dhe do të nisë një hetim të thelluar, të menjëhershëm kundrejt këtyre kundravajteve që kanë sjellë pasoja tek konsumatorët.



