Etna “ndizet” sërish, llava arrin 4.5 kilometër

Etna “ndizet” sërish, llava arrin 4.5 kilometër

“Ndizet” sërish vullkani Etna në Itali, duke emëtuar llavë dhe hi. Krateri Juglindor është më aktivi, nga i cili del një kolonë shpërthyese rreth 4500 metra e lartë e cila shkakton rënien e hirit të llavës në disa qytete, si Milo dhe Zafferana Etnea.

Situata po monitorohet nga ekspertë të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, Observatori Etna, në Katania, të cilët monitorojnë vullkanin më të lartë aktiv në Europë edhe përmes analizës së imazheve nga rrjeti i kamerave të vëzhgimit.

Nga modeli i parashikimit të shpërndarjes së hirit vullkanik, simulimi i shpërndarjes së shtëllungës vullkanike tregon një drejtim Lindje-Jug-Lindje.

Edhe pse tregon një rritje të mëtejshme për sa i përket amplitudës, dridhja vullkanike dhe ngjarjet infrasonike nuk tregojnë ndryshime domethënëse për sa i përket vendndodhjes.

Që nga pasditja e së dielës aktiviteti vullkanik u intensifikua, duke kaluar nga stromboliani në paroksizmal, me shatërvanë spektakolare llave.

Dukuritë shpërthyese shoqëruan rritjen e vazhdueshme të niveleve të “dridhjes” së Etnës, e cila sinjalizon ngritjen e magmës inkandeshente në kanalet e brendshme të ndërtesës vullkanike dhe që paralajmëron, ngritjen e shoqëruar me shpërthime të shkaktuara nga emetimi i dhunshëm i gazit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy