Endri Meksi dëshmon në SPAK/ Kara: Fakte dhe prova për aferën “AKSHI” (VIDEO)

Endri Meksi dëshmon në SPAK/ Kara: Fakte dhe prova për aferën “AKSHI” (VIDEO)

Avokati Romeo Kara për deklarimin në SPAK, të drejtorit të përgjithshëm të MCN TV, Endri Meksi, ku dha dëshmi për mbi pesë orë lidhur me dosjen e AKSHI, thotë se hetimet janë intensifikuar pas deklarimeve dhe fakteve të publikuara muajt e fundit.

 

Sipas tij, kërcënimet ndaj stafit të MCN TV dhe incidentet pranë ambienteve të biznesit lidhen me klimën e presionit ndaj personave që kanë folur publikisht për çështjen.

 

Kara deklaroi për “MCN Live” se ndërhyrja e SPAK tregon seriozitetin e hetimit dhe rëndësinë e zbardhjes së plotë të ngjarjes.

 

Kara u shpreh se gjatë muajve të fundit janë paraqitur fakte dhe prova që sipas tij kanë ndihmuar në zbardhjen e një skeme më të gjerë të dyshuar, duke përfshirë edhe institucione dhe aktorë të ndryshëm. 

 

Ai shtoi se disa prej elementeve të hetimit janë të ndjeshme dhe duhet të trajtohen me kujdes për të mos cenuar sekretin hetimor. 

 

Sipas tij, fakti që SPAK ka marrë në shqyrtim çështjen tregon një nivel më të lartë vëmendjeje dhe përgjegjshmërie institucionale. 

 

Ka një lajm dje, çështja ka kaluar nga Prokuroria e Tiranës, në SPAK. Ata kanë parë nga deklarimet. Pres që Prokuroria e Tiranës të shpallë moskompetencë. Kërcënimet pranë MCN TV, tritoli në dyqanin e internetit pranë Porcelanit... Ka një skemë më e lidhur nga sa duhet, ka mesazhe dhe mund të ketë lidhje dhe korrupsioni. 

 

Deklaratat lidhur me AKSHI-n, DSIK, ka bërë që SPAK të ketë një vëmendje të shtuar dhe aty të kemi deklarime. Deklarimet janë të rëndësishme, besoj një pjesë e tyre nuk duhet të përmendjen më në media, për të ruajtur sekretin hetimor. Por mendoj se procesi ka marrë një vëmendje serioze dhe do të vlejë pozitivisht si për zbardhjen e së vërtetës dhe për sigurinë e vetë Meksit si person që është dhe drejtues i një media të madhe dhe një biznesmen. 

 

Të kërcënoheni si staf, kur vjen te dera e punës. Duhet të kishte një solidaritet, por kohëve të fundit nuk ekziston. Ka një kosto jo të vogël thënia e së vërtetës. Prej katër muajsh është goditur me fakte dhe prova një aferë e madhe, si “AKSHI”. Me fakte dhe prova kjo aferë është zbërthyer, kush nga televizionet e tjera e ka marrë kaq seriozisht? Ky person nuk është vetëm se po e deklaron publikisht, por është vetë në pozicionin e deklaruesit. 

 

Situata është shumë serioze, fakti që SPAK ka ndërhyrë vetë, tregon një përgjegjshmëri. Meksi ka një informacion jo të pakët, jo vetëm për pengmarrjen. Do bëhen me dhimbje koke kur të mësojnë se iu janë marrë pronat nga bashkëpunimi mes AKSHI-t dhe ASHK. 

 

Fakti që ASHK dhe AKSHI, nuk janë lejuar të auditohen tregon një shkelje të etikës dhe ligjit dhe tregon se këtu ka një problematikë. Pastaj do shohim se sa mund të jetë numri i punonjësve dhe ku mund të ketë arritur puna.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy