Superliga, Mezani: Egnatia ka bërë merkato më cilësore, Partizani po dobësohet

Superliga, Mezani: Egnatia ka bërë merkato më cilësore, Partizani po dobësohet

Trajneri Gentian Mezani, në emisionin "MCN Informacion", teksa foli për Superligën, theksoi se 4 skuadrat e para kanë krijuar një distancë të dukshme nga të tjerat. Ai tha se Partizani ka pësuar hapa të gabuar dhe po afrohet me fundin e klasifikimit.

Mezani vuri në dukje se Egnatia ka bërë merkato më cilësore, me afrimet e Fernando-s dhe Guido-s, të cilët do të kontribuojnë ndjeshëm në forcimin e skuadrës.

“Krijimi i një distance midis katër skuadrave të para dhe skuadrave të tjera është evident, duke përfshirë edhe Partizanin, i cili ka bërë disa hapa të gabuar dhe po i afrohet gjithnjë e më shumë fundit të klasifikimit.

Megjithatë, kalendari ka akoma shumë ndeshje për të luajtur dhe mund të ketë surpriza gjatë kësaj periudhe. Të katër skuadrat që janë shkëputur deri tani kanë treguar një stabilitet më të madh krahasuar me të tjerat, duke i bërë ato më të qëndrueshme dhe më të sigurt në rrugëtimin e tyre.

Nga ana tjetër, skuadrat nga Elbasani e poshtë kanë pasur shumë oscilacione, me rezultate jo stabile nga java në javë. Për këtë arsye, merkatot e dimrit luajnë një rol të rëndësishëm.

Të gjitha skuadrat e Superligës kanë bërë merkato mesatare, pasi ky është një periudhë që nuk ofron shumë mundësi për të gjetur lojtarë cilësorë. Megjithatë, disa ekipe kanë bërë afrime të menduara mirë, duke u fokusuar aty ku kanë pasur më shumë nevojë.

Në këtë drejtim, Egnatia ka bërë afrimet më cilësore. Ajo ka një grup stabil dhe lojtarë me cilësi të lartë. Rikthimi i Fernando-s, i cili e njeh mirë ambientin, si dhe afrimi i Guido-s, një lojtar me shumë përvojë në kampionatin shqiptar, do të japin një ndihmesë të madhe për skuadrën.

Te Partizani, janë larguar shumë lojtarë, duke dobësuar skuadrën ndjeshëm. Kjo ka bërë që të jetë e vështirë të parashikohet përmbysja e situatës.

Lojtarët e rinj që kanë ardhur ende nuk kanë bërë diferencën dhe janë për t’u parë nëse do të arrijnë të zëvendësojnë ata që u larguan. Kështu që, mendoj se Egnatia është skuadra që ka bërë merkaton më cilësore."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy