A ndikojnë vaksinat kundër Covid mbi shtatzëninë, fertilitetin ose periodat?

A ndikojnë vaksinat kundër Covid mbi shtatzëninë, fertilitetin ose periodat?

Dezinformimi në lidhje me ndikimin e vaksinave kundër Covid-19 tek gratë shtatzëna dhe sesi mund të ndikojnë në fertilitet dhe menstruacione janë përhapur si një zjarr i egër, duke nxitur paralajmërime nga profesionistët e shëndetit.

Por studimet ende nuk kanë ndonjë fakt që lidh vaksinën me shtatzëninë dhe zhvillimin e fetusit, ose ciklet menstruale dhe fertilitetin tek gratë ose burrat. Në fakt, studimet dhe ekspertët thonë se është më e rrezikshme të mos bësh vaksinën.

Të dhënat e fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara arritën në përfundimin se vaksinat kundër Covid-19 tolerohen mirë nga gratë që janë shtatzëna apo që planifikojnë një shtatzëni, duke sugjeruar më tej përfitimet e vaksinës që tejkalojnë rreziqet.

Studimi i CDC është një nga më të mëdhenjtë në llojin e tij dhe nxori të dhëna nga një sondazh i më shumë se 17,000 individëve.

Pyetjes nëse janë vaksinat Covid-19 të sigurta për gratë shtatzëna OBSH I është përgjigjur duke thënë se rekomandon vaksinimin e grave shtatzëna kur përfitimet e vaksinimit tejkalojnë rreziqet e mundshme.

Informacioni që kemi marrë nga studimet e kryera pas prezantimit të vaksinave mRNA, tregon se gratë shtatzëna zhvillojnë antitrupa pas vaksinimit dhe këto antitrupa në të vërtetë transportohen në gjakun e kordonit dhe qumështin e gjirit. Kjo sugjeron që vaksinimi do të mbrojë jo vetëm gratë shtatzëna, por edhe fëmijët e tyre në moshë të hershme.

Një studim i kohëve të fundit i bazuar në popullsi nga Izraeli tregoi se gratë shtatzëna të vaksinuara kishin një rrezik dukshëm më të ulët të infeksionit COVID-19.

Gratë shtatzëna janë në rrezik më të lartë për sëmundje të rënda COVID-19 sesa gratë në moshë riprodhuese që nuk janë shtatzëna. Ne kemi parë dëshmi të shumta që e vërtetojnë këtë.

Por kur duhet që gratë shtatzëna të marrin vaksinën?

Kur gratë diskutojnë për vaksinën me mjekun e tyre dhe është e qartë se përfitimet e vaksinimit tejkalojnë rrezikun, atëherë ato duhet të vaksinohen menjëherë për t'i mbrojtur nga kjo sëmundje dhe të gjitha komplikimet e rënda që mund të ndodhin .

Rekomandimet e shëndetit publik po ndryshojnë vazhdimisht pasi dëshmitë e reja, të forta dalin në dritë.

Kur vaksinat e para COVID-19 u bënë të disponueshme, ekspertët e OBSH rekomanduan vaksinimin e grave shtatzëna që ishin në rrezik të lartë për të marrë sëmundjen, domethënë punonjësit e kujdesit shëndetësor në kontakt me pacientët me COVID-19. Atëherë, ne nuk kishim të dhëna të mjaftueshme për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinimit për gratë shtatzëna pasi ato nuk ishin pjesë e provave klinike fillestare.

Efekti i vaksinave COVID mbi fetusin?

Të dhënat në dispozicion sugjerojnë se nuk ka rrezik për fetusin. Të dhënat e hershme të jetës reale mbi sigurinë e vaksinave mRNA në gratë shtatzëna erdhën nga SHBA, e cila ka një sistem të mirë-krijuar të monitorimit të sigurisë së vaksinave. Këto të dhëna nuk zbuluan ndonjë sinjal shtesë sigurie për gratë shtatzëna ose fëmijët e tyre.

Studime të tjera më të vogla gjithashtu konfirmuan zhvillimin e antitrupave mbrojtës në gratë shtatzëna të vaksinuara, efektivitetin e vaksinave mRNA në parandalimin e infeksionit COVID-19 dhe mbrojtjen e mundshme të foshnjave.

Cili është ndikimi i vaksinave COVID-19 në fertilitet?

Mitet se vaksinat COVID mund të shkaktojnë infertilitet dhe madje edhe mosfunksionim kanë bërë xhiron në mediat sociale.

Një sondazh i publikuar në Mars që u krye në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se rreth një e katërta e grave të reja nuk donin të merrnin vaksinën COVID pasi ishin të shqetësuara për këtë.

Dhe në korrik, kërkimet e Google për infertilitetin e lidhur me vaksinat COVID-19 u rritën me 34,0000 përqind.

Pavarësisht frikës dhe dezinformatave, nuk ka prova të njohura se vaksinat COVID mund të ndikojnë në pjellori, sipas OBSH -së.

Cili është ndikimi tek periodat?

Në blogje dhe në të gjitha mediat sociale, gratë kanë ndarë historitë e tyre për një ndryshim në ciklin e tyre menstrual, të tilla si ndryshimet në rregullsinë dhe vëllimin.

Një studim tha se është "e paqartë nëse ndryshimet e dukshme janë për shkak të vetë infeksionit/sëmundjes COVID-19, ose faktorëve të tjerë të lidhur me pandeminë si rritja e stresit psikologjik dhe ndryshimet në sjelljet shëndetësore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy