Amnistia penale/ Lirohen menjëherë 380 të dënuar. Përjashtohen të dënuarit për korrupsion, përparësi të miturit (VIDEO)

Amnistia penale/ Lirohen menjëherë 380 të dënuar. Përjashtohen të dënuarit për korrupsion, përparësi të miturit (VIDEO)

Mcn Live ka siguruar një draft të amnistisë penale, ku pritet të lirohen menjëherë 380 persona dhe do të përfitojnë 35 gra. Gazetari Arsen Rusta bën me dije se nga ky draft nuk do të përfitojnë personat e dënuar për korrupsion dhe përparësi do të kenë të miturit. 

 

“MCN Live ka siguruar një draft të amnistisë penale. Ka një ndryshim në fakt, bëhet fjalë për një draft që heq një nen, përjashtoheshin një vit më parë nga amnistia ata të cilët ishin përfshirë në shkelje ligji për manifestime dhe tubime të paligjshme. Këtë vit s’është ajo. MCN Live është interesuar pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe është konfirmuar se të gjitha subjektet e SPAK përjashtohen nga kjo amnisti e cila edhe pse është propozuar deri në 31 dhjetor 2025, miratimi i saj s’do ndodhë para Vitit të Ri. Drafti do t’u kalojë komisioneve parlamentare dhe në javën e dytë ose të tretë do miratohet në Parlament. 

Ndryshe nga një vit më parë, mazhoranca nuk ka nevojë për votat e opozitës, pasi ky ligj kërkon 3/5 e votave dhe do të mjaftonte edhe një votë nga PSD për të arritur shumicën e cilësuar.

Nga kjo amnisti përfitojnë:

  • 380 persona, të cilët lirohen menjëherë;
  • 35 subjekte janë gra dhe vajza të dënuara ose ndodhen në proces penal me masë sigurie, ndërsa pjesa tjetër janë burra;
  • 900 persona përfitojnë ulje të dënimit;
  • 2 500 subjekteve u pushohen procedimet penale.

Përjashtohen nga amnistia personat që kanë kryer krime në sferën ekonomike, në arkën e buxhetit të shtetit, ata që kryejnë mashtrime financiare, krime seksuale, krime seksuale me të mitur, dhuna në familje, si dhe vrasje me paramendim ose në rrethana cilësuese.

Përfitues janë ata që kanë deri në 4 vite dënim të mbetur ose janë dënuar me 4 vite burg, si dhe gratë që kanë deri në 5 vite dënim të mbetur ose janë dënuar me 5 vite burg. Përparësi do kenë edhe të miturit. Amnistia nuk përfshin personat e dënuar për korrupsion”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy