
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto të posterit të samitit të Bashkimit Europian me vendet e rajonit që do të mbahet në Tiranë.
Me motive popullore shqiptare, ngjyrat e flamurit kombëtar si dhe ngjyrat e flamurit të Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama ka shpalosur logon e takimit te samitit BE- Ballkani Perëndimor.
Kreu i qeverisë thekson se ky samit është një ngjarje historike, për ne që të ardhmen e shohim në familjen e madhe europiane.
Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e vendit mikpritës për herë të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike, me respektin për ne që të ardhmen e shohim në familjen e madhe europiane, ju uroj një ditë të mbarë.
Më 6 dhjetor liderët europianë dhe të vendeve të Ballkanit do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar, për të diskutuar për integrimin e rajonit dhe tema të rëndësishme, duke nisur nga ekonomia, te lufta në Ukrainë etj.



