Pano Soko nga Nisma Thurje në ‘MCN Live’ duke komentuar për Reformën Zgjedhore u shpreh se Rama do të mundohet të përdorë të gjitha mekanizmat për ta sabotuar këtë proces.
Ai tha se sot zgjedhjet janë të pandershme dhe jo të lira, por pikërisht këto vota e mbajnë Ramën në pushtet. Sipas tij ndarja elektorale po mbeti aty ku është siç është ka premisë për të deformuar votën, pro unë PD-në e shoh të paqartë.

Ata do mundohen dhe unë besoj se pushteti në vetvete nuk do të ndryshojë, Rama e ka inorganike për të ndryshuar gjë se ai ka fituar me këtë sistem që kemi sot. Në këtë suazë ajo që duhet përmendur është se Rama do mundohet të përdorë të gjitha mjetet për të sabotuar çdo ndryshim të mundshëm kur ai me këtë regjim mekanik që ka është i fituar. Dy janë dilemat kryesore që ka sot vota dhe procesi elektoral, sot zgjedhjet nuk janë të lira sepse një pjesë e mirë e njerëzve janë të kapur politikisht për interesat e tyre dhe këto janë procese që deformojnë votat.
Që ne të votojmë lirë këto nuk duhet të jenë, por përveç kësaj ne nuk kemi asgjë as të ndershme. Ajo që nuk po bëhet përpjekje është vota e ndershme, një votë në Kukës nuk ka pse të vlejë më pak se ajo në Fier e Berat. Këtë pandershmëri e ka prodhuar një sistem i pandershëm dhe realiteti politik që kemi brenda parlamentit.
Ndarja elektorale po mbeti aty ku është siç është ka premisë për të deformuar votën. Kështu siç është Rama e ka qëndisur për veten e vetë dhe sot e shoh PD të paqartë, ka nevojë për një ndryshim radikal të rregullave që mbajnë lojën e Ramës. Vota e pandershme dhe vota jo e lirë e mbajnë Ramën në pushtet.



