Vetëm 4 ditë në Kosovë/ Pacolli kërkon të kthehet në Zvicër, i aprovohet fluturimi për ditën e sotme

Vetëm 4 ditë në Kosovë/ Pacolli kërkon të kthehet në Zvicër, i aprovohet fluturimi për ditën e sotme

Ende pa u qetësuar situata që shkaktoi ardhja e tij nga Zvicra në Kosovë përmes Shqipërisë, deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kërkuar leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, që të kthehet në Lugano të Zvicrës.

Pacolli ka kërkuar leje dhe se ajo i është aprovuar. Sipas mediave në Kosovë Pacolli pritet që sot rreth orës 14:00 të niset me aeroplanin e tij privat për Zvicër.

Këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj, nuk e ka konfirmuar lajmin dhe arsyen e shpejtë të kthimit. Ai ka kërkuar edhe pak kohë për “këtë çështje”.

Kthimi i ish-ministrit të Punëve të Jashtme javën që shkoi shkaktoi bujë të madhe. Ai kërkoi të kthehej direkt në Kosovë nga Lugano. Mori dy herë leje dhe dy herë e anuloi atë. Më pas kthimin e bëri përmes Tiranës. Kërkesa e Pacollit për aterrim në Aeroportin e Prishtinës u përcoll edhe me atë që të mos futej në karantinë, si çdo qytetar që vjen nga jashtë në këtë kohë pandemie.

Më pas nga Tirana, Pacolli erdhi po ashtu me aeroplan privat dhe u vendos në shtëpinë e tij në Hajvali. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai duhet të qëndrojë në vetizolim 14 ditësh.

Pas kthimit, Pacolli akuzoi shtetin e Kosovës se për një moment ishte frikësuar “nga një sulm terrorist” ndaj tij.

Pacolli është kthyer nga Zvicra pas thirrjes së mbledhjes së jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re, e cila u shty pas masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese ndaj dekretit të presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy