Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese/ Kume: Padia e firmosur nga 44 deputetë, përfshirë dy nga grupi Basha (VIDEO)

Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese/ Kume: Padia e firmosur nga 44 deputetë, përfshirë dy nga grupi Basha (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume në një raportim nga Gjykata Kushtetuese bën me dije se është dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese një tjetër padi në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës. Padia është nënshkruar nga 44 deputetë demokratë, duke përfshirë edhe deputete që janë më pranë grupit Basha, Ori Nebiaj dhe Eralda Tase Bano.

"Vetëm pak minuta më parë kanë hyrë në Gjykatën Kushtetuese, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, deputetja Dhurata Çupi dhe Vokshi, bashkë me këshilltarin ligjor Marash Logu, për të depozituar një tjetër padi ndaj deputetes Olta Xhaçka për të gjykuar nëse është në konflikt interesi dhe automatikisht në kushtet e lënies së mandatit të deputetes. Kjo padi është nënshkruar nga 44 deputete të opozitës, përfshirë edhe deputeten Ori Nebiaj dhe Eralda Tase Bano, që kanë pasur një qëndrim në grupimin Basha”.

Në një prononcim për mediat kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha:

"Sot së bashku me kolegët e grupit parlamentar jemi paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar kërkesën e 44 deputetëve kundër vendimit politik të Ramës për t’i dhënë mbrojtje Xhaçkës. Për herë të parë Kuvendi e ka shpallur veten sovran ndaj vendimeve të Gjykatës Kushteuese. Kjo ka të bëjë mbi të gjitha me autoritetin e vet Gjykatës Kushtetuese. Është në nderin e kësaj gjykate, që pa asnjë vonesë, do duhet të mblidhet me urgjencë për të vendosur në vend dinjitetin e  përdhosur nga shumica parlamentare, dinjitetin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”.

Bardhi shtoi se:

"Z.Basha ka refuzuar nënshkrimin e mocionit kundër Olta Xhaçkës që në qershor të vitit 2022. Arsyeja është miqësia e një prej bashkëpunëtorëve të tij me Olta Xhaçkën".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy