Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Ilir Selmanin, i dënuar për vrasjen e Santiago Malkos.
Selmani do të vuajë dënimin me 28 vite burg për vrasjen e Malkos.
Ish-efektivi i policisë Malko rezultonte i përfshirë në grupe rivale, për shkak të narkotrafikut dhe lojërave të fatit.
I dyshuari kryesor si ekzekutor i krimit ishte Ilir Selmani, i cili nuk e pranoi asnjëherë akuzën dhe pretendoi fajësinë.
Por nga sot, Selmani do të kalojë në një burg të sigurisë të lartë, për të vuajtur dënimin.
Ekzekutimi i ish-policit ndodhi në 27 gusht të vitit 2019 në Tiranë.



