Facebook me një seksion të ri për të pastruar profilin

Facebook me një seksion të ri për të pastruar profilin

Rrjeti social Facebook e bën më të lehtë pastrimin e së kaluarës duke pastruar faqen e buletinit dhe imazhin tuaj nga fotot, videot dhe frazat që nuk duam t’i shohim ose shfaqim.

Rrjeti social në të vërtetë ka prezantuar një seksion të ri, të quajtur ”Menaxhoni Aktivitetin”, i cili ju lejon të fshihni ose fshini duke bllokuar postimet e vjetra.

“Pavarësisht nëse hyni në tregun e punës pas kolegjit, ose ndërroni faqe pas një marrëdhënieje, ne e dimë se gjërat ndryshojnë në jetën e njerëzve dhe ne duam ta bëjmë më të lehtë përkujdesjen për praninë tuaj në Facebook’’, thuhet përmes një postimi të Facebook-ut.

”Postimet e vjetra që dëshironi t’i mbani si suvenir, por jo për t’i lënë të tjerët të shohin, për shembull disa nga periudhat shkollore, mund të arkivohen. Postimet të cilat doni ti eliminoni, mund të fshihen, ku do të qëndrojnë për 30 ditë para se të fshihen përfundimisht. Në këtë mënyrë përdoruesi ka një muaj që të mendojë se çfarë do të bëjë me të”, theksoi Facebook.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy