
Ish-kryeministri Berisha ka reaguar sërish pasi Kuvendi ka rrëzuar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb për masakrën e Srebrenicës nga serb.
Berisha është shprehur se refuzimi i denoncimit të gjenocidit të Srebenicës është tipari më kardinal i narkoshtetit. Ai shtoi se ata që nuk e votuan rezolutën u bashkuan me faktorët në aktin më të turpshëm.
Tipar më kardinal i narko-shtetit u shfaq sot në këtë parlament, refuzimi i denoncimit të gjenocidit të Srebrenicës që e ka dënuar PE dhe kongresi i SHBA-ve dhe çdo vend tjetër i lirë, përveç Serbisë, Bjellorusisë dhe Vladimir Putinit. U bashkuat sot me ta, në aktin më të turpshëm, më të paimagjinueshëm, duke qenë vetë komb që ka pësuar gjenocide ciklike nga 84-1999. Se ngritët dorën se dirigjenti juaj s’ju lejon, civiliteti ju mungon. Ai që vihet përballë gjenocidit që shënon kulmimin e krimeve, vrasjet dhe përdhunimet. A jeni shqiptar ju apo jo?
Kjo rezolutë ishte propozuar nga deputeti i PD-së, Tritan Shehu.



