"Duart larg kanalit", demonstratë kundër Donald Trump në Panama

"Duart larg kanalit", demonstratë kundër Donald Trump në Panama

Rreth njëqind persona demonstruan të martën përpara Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Panama pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump kërcënoi se do të rimarrë kontrollin e kanalitit ndëroqeanik nëse ky nuk ul çmimin e tarifave për anijet amerikane.

Drupal Ad

 

“Trump, kafshë, mos e prek kanalin”, thërrisnin demonstruesit, të cilët dogjën portretin e republikanit të zgjedhur dhe ambasadores amerikane në Panama, Mari Carmen Aponte. 

Në mesin e demonstruesve, u dëgjuan edhe slogane si “Kush shet kanalin, shet nënën e tij” , “një territor, një flamur”. Disa prej tyre mbanin tabela që lexonin "Donald Trump, Armiku Publik i Panamasë" .

Demonstrata u zhvillua pa incidente para ambasadës, e cila ruhej nga rreth njëzet policë. Kanali i Panamasë, i ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe i përuruar në vitin 1914, kaloi në duart e Panamasë më 31 dhjetor 1999 sipas traktateve të nënshkruara në vitin 1977 nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së Jimmy Carter dhe udhëheqësi nacionalist panamez, Omar Torrijos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy