
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme.
Lajmin e bëri të ditur vetë Hahn gjatë Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Londër.
Vizita e Komisionerit Europian për Zgjerimin vjen në kuadër të një turi ballkanik që nis me Shkupin. Qëllimi i vizitës ka të bëjë me sqarimin e hapave të mëtejshëm të integrimit pas rekomandimit të dhënë për të dy vendet nga Komisioni Europian.
“Ne nuk kemi vendosur hapjen e negociatave nesër. Vitin tjetër do të vlerësohet ecuria e këtyre vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë”, ka thënë Hahn për gazetarët.



