Reshjet e shiut vijojnë të shkaktojnë probleme në Spanjë.
Meteorologët paralajmëruan qytetarët se do të ketë sërish vërshime reshjesh dhe të gjithë duhet të jenë të përgatitur.
Autoritet kanë lëshuar kështu alarmin e kuq për “rrezik ekstrem” për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, tashmë, pas Valencias duket se është Barcelona ajo që do të vuajë pasojat e reshjeve intensive, ndërkohë që në të gjitha zonat e prekura në Spanjë, ekipet e kërkimit vazhdojnë të pastrojnë zonat e përmbytura.
Bilanci aktual flet për të paktën 217 persona persona të vdekur, kurse përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Qeveria lokale në Katalunja ka paralajmëruar për shi “të vazhdueshëm dhe të rrëmbyeshëm” në dy rajone, duke thënë se njerëzit duhet të shmangin udhëtimet dhe të qëndrojnë larg lumenjve.



