Bashkimi i PD-së, Nuri: Në mbledhjen e djeshme nuk ka pasur shkelje statutore. Debatet, për çështjet teknike dhe jo për thelbin (VIDEO)

Bashkimi i PD-së, Nuri: Në mbledhjen e djeshme nuk ka pasur shkelje statutore. Debatet, për çështjet teknike dhe jo për thelbin (VIDEO)

Avokati Franc Nuri tha në studion e MCN Live se gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Kombëtar të PD-së ku u miratuan ndryshimet statutore nuk ka pasur asnjë shkelje, pasi kjo lloj procedure ishte aprovuar në Kuvendin e dy dhjetorit të vitit të kaluar.

Duke vijuar më tej, Nuri tha se debatet e djeshme nuk kishin lidhje me thelbin e bashkimit, por me teknikalitet dhe procedurat.

Nuri përsëriti se qëllimi janë zgjedhjet e 2025 duke shtuar se PD-ja është e vonuar në procesin e bashkimi dhe ristrukturimit.

Nuk mendoj se ka pasur shkelje statutore se në 2 dhjetor të vitit të kaluar Kuvendi Kombëtar ka bërë një ndryshim në statut dhe ndryshimi miratuar ka lejuar që  ndryshimet e mëpasshme të statutit të bëhen në mënyrë më të lehtë, pra që mund të kryhej dhe nëpërmjet Këshillit Kombëtar.

Statuti i ndryshuar e ka parashikuar që ndryshimet e tjera mund të bëheshin pa votën e Kuvendit, por me shumicë të cilësuar nga Këshilli Kombëtar.

Këshilli kishte të drejtë të merrte atë vendim. Nuk ka pasur shkelje statutore.

Këshilli ka marrë vendimmarrje mbi bazën e propozimit të kryetarit të partisë  he çdo gjë ka shkuar me votë pothuajse anonime. Ka pasur vetëm 6 vota kundër.

Kuptohet që ato debate ishin më tepër të aspektit teknik, dhe jo për thelbin e këtij bashkimi. Debati kanë qenë për rendin e ditës dhe procedurat.

Qëllimi është 2025 dhe ky ka qenë dhe qëllimi i iniciatorëve. Nuk ka kohë për të humbur, zgjedhjet e 2025 janë qëllimi. Jemi të vonuar në procesin e bashkimit dhe ristrukturimit. Ka pasur dhe vendim për organizimin dhe zgjedhjet në 20 degë, ku do të ketë zhvillime në ditët në vijim. Është sinjal që gjërat edhe në bazë do të lëvizin. Do ishte e udhës nëse çdo gjë do ishte bërë me vote. Por jemi në kushte të jashtëzakonshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy