Dy pikat strategjike, ajo e Sazanit dhe Zvërnecit ishin në interes të medias e cila priti një përgjigje nga ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, për ekzistencën e projekteve aq shumë të diskutueshme. Brahimaj pranoi se Shqipëria është bashkëpronare në projektin për Sazanin, ndërsa për Zvërnecin deklaroi se gjithçka është duke u punuar dhe nuk ka një projekt përfundimtar.



