"Fishkëllyesi vetullverdhë" ishte një lloj i ri shpendi u pikas së fundmi në Shqipëri duke e çuar në 363 numrin e shpendëve të egër në Shqipëri.
Marko Prendi, aktivist pranë “Shpendët e Shqipërisë” thotë se zbulimi i fundit nuk mund të konsiderohet domethënës se Shqipëria po e mirëmenaxhon natyrën.
Ai vë në dukje se vendi ynë ndodhet në një moment kritik sa i takon mbrojtjes së natyrës, për shkak të politikave të 30 viteve të fundit.
Ky vrojtim e çon në 363 numrin e shpendëve të egër në Shqipëri. Kjo nuk është domethënëse që Shqipëria po mirëmenaxhon natyrën. Shqipëria ndodhet në një moment kritik sa i takon mbrojtjes së natyrës, për shkak të politikave të 30 viteve të fundit. Ndërtimi i aeroportit në Vjosë-Nartë është i paligjshëm, shkelje flagrante e ligjit. Bëhet ndërtim brenda një zone të mbrojtur. Bëhen ndërtime në zonat e mbrojtura duke prishur diversitetin. Hiqen zonat e mbrojtura dhe shtohen të tjera të parëndësishme. Bota aktualisht po përballet me zhdukjen e 6-të masive, për sa i përket zhdukjeve që po ndodhin, si te shpendët ashtu te fushat e tjera. Politikat që ndërmerren nga qeveritë dhe ministritë duhet të jenë në përputhje me natyrën. Të kemi një menaxhim të qëndrueshëm të natyrës. Shqipëria ka pasuri të jashtëzakonshme të biodiversitetin. Në Evropë është një vend me biodiversitet të lartë. Vendet e tjera kanë gabuar në procedurat e mirëmbajtjes, pse ta bëjmë edhe ne. Jemi në kohë. Sa i takon mirëmbajtjes ka shumë diskutim, ka një shprehje Shqipëria është e bekuar nga perënditë, e mallkuar nga njerëzit”.



