Banorët e fshatit Manastir, në Ksamil pretendojnë se po u vonohen qëllimisht certifikatat e pronësisë për t’i hapur rrugë një projekti strategjik turistik, ndërsa shprehin frikën se resorti do të prekë shtëpitë dhe bizneset e tyre.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve konfirmon se projekti “Ksamil Seaside Resort & Residential, The Mirrors” është ende në proces dhe i pamaturuar për vendimmarrje, ndërsa kompania nuk ka reaguar ndaj pretendimeve të banorëve.



