Lagarde: Borxhi publik, më i larti që prej Luftës së Dytë Botërore

Lagarde: Borxhi publik, më i larti që prej Luftës së Dytë Botërore

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, lëshon alarmin e borxhit. Sipas saj, borxhi publik në nivel global ka arritur në 164 miliardë dollarë. Lagarde thotë se borxhi publik në ekonomitë e zhvilluara është në nivele që nuk janë parë ndonjëherë që prej Luftës së Dytë Botërore.

“Borxhi i lartë i bën qeveritë, kompanitë dhe familjet më vulnerabël ndaj shtrëngimeve financiare”, thotë Lagarde.

Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së kritikon edhe tarifat mbi importet të vendosuar nga SHBA dhe Kina mbi mallrat e njëra-tjetrës, një zhvillim që është konsideruar gjerësisht si “lufta tregtare”.

“Tarifat mbi importet nuk janë rruga më e mirë për t’u përballur me disekuilibrat tregtarë”, thotë ajo.

“Qeveritë duhët të shmangin proteksionizmin në të gjithë format e tij. Historia na ka mësuar se shtrëngimet në import i dëmtojnë të gjithë dhe rëndojnë sidomos mbi konsumatorët e varfër”, thotë Lagarde.  

Megjithatë, ajo është optimiste për rritjen ekonomike botërore dhe thekson se qeveritë duhet të përdorin rritjen aktuale për të çuar përpara reformat. “Dritarja e mundësive është e hapur. Ne duhet të riparojmë çatinë në kohën kur del dielli. Reformat e nevojshme mund të jenë shpesh politikisht të vështira, por janë më efikase dhe të lehta për t’u përmbushur kur ekonomia rritet. Ne kemi nevojë për më shumë kurajë, në zyrat e qeverive, në ato të kompanive dhe në mendjet tona”, thotë ajo.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy