Ja kush janë 67 ballistët e dekoruar nga Nishani

Ja kush janë 67 ballistët e dekoruar nga Nishani

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me një ceremoni të fshehtë ka dekoruar 67 ballistë të vrarë, gjatë përplasjes së armatosur me brigadat partizane, nën drejtimin e Mehmet Shehut.

Ceremonia është zhvilluar të premten në Divjakë të Lushnjës, në ditën e 73-vjetorit të masakrës. Në emër të institucionit, dekoratat janë dorëzuar nga Florian Nuri.

Ky titull u akordua me motivacionin:

“Me mirënjohje dhe vlerësim për të gjithë ata burra nacionalistë e të pamposhtur që luftuan për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe të vëllazëruar. Në shenjë nderimi për rezistencën e tyre të paepur, deri në sakrifikim, kundër instalimit të regjimit komunist diktatorial në Shqipëri”.

Historiani Uran Bukta, mbajti fjalën e rastit në ceremoninë e dekorimit të 67 ballistëve, nga presidenti Bujar Nishani.

Sipas Butkës, masakra e Lushnjës është më e madhja që ka ndodhur ndonjëherë, duke arritur në 80 veta.

Sipas Butkës, ka qenë Brigada e Parë Sulmuese, me në krye Mehmet Shehun, që shkaktoi këtë masakër, pas një sulmi ndaj forcave nacionaliste të komanduara nga Tefik Cfiri dhe Isa Manastirliu, dy komandantë të çetave të Ballit Kombëtar, në afërsi të Lushnjës, te kodra e Cen Hasanit në fshatin Golem, më 21 tetor 1943.

“Pas betejës, Mehmet Shehu urdhëroi, në kundërshtim me çdo rregull lufte, pushkatimin e 65 robërve, që s’ishin tjetër veçse luftëtarë të thjeshtë e të rinj të pafajshëm, bujq nga fshatrat e Myzeqesë, që nuk pranuan të bashkoheshin me Brigadën I Sulmuese (vetëm njëri pranoi) dhe nuk donin të luftonin më, po të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Ata që nuk i zuri plumbi, i theri thika e Dushan Mugoshës, zëvendëskomisarit të Brigadës me pseudonimin Salë. Atje nuk kishte as italianë, as gjermanë, kish vetëm shqiptarë që luftonin kundër njëri-tjetrit, kishte dhe një të huaj, një komunist malazez që ushtronte luftën kundër shqiptarëve si një zanat i vjetër. Kemi të bëjmë me një krim lufte kundër njerëzimit: Vrasja e robërve të luftës”, thotë Butka.

LISTA E TE DEKORUARVE

Ndoni Sako

Fani Trungu
Gori Todi
Jani Gjeka
Jorgji Gjoni
Jorgji Lala
Kozma Zhuka
Ibrahim Luzha
Nasi Zhuka
Koli Tashi
Kristo Shkoza
Loni Bita
Llazi Prifti
Lili Shkoza
Mihal Bita
Nasi Janko
Nasi Sako
Nasi Zaho
Perikli Prendi
Pali Zaka
Ristan Bani
Simon Gjini
Stefan Prendi
Todi Gjurgji
Vasil Përboti
Myslim Bedalli
Bajram Jeshili
Mehdi Pirra
Ruho Nako
Hysen Dupi
Latif Karafili
Muharrem Meshani
Bajram Bilbili
Ismail Koçiu
Isuf Buzi
Ramazan Kofsha
Shefik Tota
Gori Lala
Ndin Ndoni
Gaqo Ndoni
Beqir Cani
Sabri Bullari
Tafil Lluzha
Ibrahim Lluzha
Haxhi Sina
Shemsi Arapi
Cen Arapi
Haxhi Murrizi
Kadri Murrizi
Hysen Murrizi
Ismail Murrizi
Trifon Gjeko
Alush Kasemi
Met Kasemi
Asllan Vrapi
Elmas Xhepa
Arif Muça
Rakip Xhepa
Bajram Pepa
Shaqir Sula
Çaush Xhepa
Hysen Ismaili
Shyqyri Leka
Arif Halili
Trifon Gjoni
Shaban Sina
Ram Koçi

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy