Liberalizimi i vizave, Thaçi: Kosova i ka kryer detyrat, shoh optimizëm te liderët

Liberalizimi i vizave, Thaçi: Kosova i ka kryer detyrat, shoh optimizëm te liderët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehet optimist për liberalizimin brenda këtij viti të vizave për shtetasit kosovarë.

“Unë besoj plotësisht. Kosova i ka kryer detyrat. Unë besoj plotësisht, sepse shoh një optimizëm te të gjithë liderët”, tha Thaçi gjatë një prononcimi për mediat ndërsa po ndjek punimet e Samitit të Sofjes.

Ndërsa në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd, Thaçi tha se ai mbetet prioriteti dhe rruga e vetme e zgjidhjes. “Nuk do të ketë as falje as shkëmbim territoresh, do të ketë dialog për normalizim të marrëdhënieve. Askush nuk do të pranojë as Kosvën as Serbinë me konflikte. Kusht është fqinjësia e mirë. Dialogu do të mbetet prioritet. Do të jenë i vështirë, por ne jemi zotuar që të respektojmë këshillat, sugjerimet e BE. Zgjidhja më e arsyeshme është zgjidhja ligësisht obligative që do t’i japin mbështetje SHBA-të dhe BE-ja”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy