Zjarr masiv në Parkun arkeologjik të Finiqit/ Terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

Zjarr masiv në Parkun arkeologjik të Finiqit/ Terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

Parku arkeologjik i Finiqit është përfshirë nga një zjarr masiv i lokalizuar 9 km në lindje të Sarandës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë territorin prej mesditës së sotme, teksa ka hyrë tashmë edhe në territorin e bashkisë Delvinë.

Burime të MCN tv, bëjnë me dije se po rrezikohen edhe tokat me ullinj në Stjar.

Tre zjarrfikëse te Finiqit, një e Sarandës, një e Delvinës dhe një e Himarës ndodhen në vend ndërkohë zjarrfikësve u janë bashkuar për ndihme edhe banorët e fshatit.

 Zjarri favorizohet edhe nga era si dhe temperaturat e larta ndërkaq shkaqet e zjarrit ende nuk dihen. Parku arkeologjik i Finiqit është i deklaruar Park Arkeologjik Kombëtar në vitin 2005.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy