Statusi i luginës së Preshevës, kërkohet reciprocitet me Mitrovicën (VIDEO)

Statusi i luginës së Preshevës, kërkohet reciprocitet me Mitrovicën (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, ka deklaruar se sot është koha e fundit që Kosova ta pranojë kërkesën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, që Lugina të ketë të drejta dhe status politik të barabartë me statusin politik të serbëve në veri të Kosovës.

Mustafa për mediat atje ka thënë se "deklarata politike e miratuar në Kuvendin e këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës bazohet në shumë dokumente që i ka miratuar ky Kuvend i shqiptarëve që nga viti 2006, Referendumi i shqiptarëve dhe lufta e armatosur e shqiptarëve që e ka udhëhequr Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”.

I gjithë ky është sot kapital i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në kohën kur po afrohet përfundimi i i negociatave ndërmjet Kosovës e Serbisë, tha Mustafa.

Lideri i PDSH-së ka shtuar ndër të tjera se shqiptarët nga këto tri komuna kërkojnë të kenë statusin politik të njëjtë me statusin politik, të serbëve në veri të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy