
Pas mbylljes së Kolegjit “Mehmet Akif”, nga ana e qeverisë, në vend po flitet edhe për mbylljen e shkollave tjera me përkrahje gyleniste.
Aktivisti i Qendreses Qytetare, Rigels Xhemollarin, në një komunikim për edicionin e lajmeve në “MCN tv”, u shpreh se vendimi për mbylljen e kolegjit turk, pos që është vendim arbitrar, i pabazuar në ligj, është një vendim politik.
Në fakt, marrja e këtij vendimi është një cenim arbitrar, dhe më se paku i bazuar në ligj. Ka shkolla që nuk i plotësojnë as nevojat më elementare, dhe bashkia në këtë rast nuk bëri as paralajmërim, por shkoi te një shkollë jopublike që sipas avokatit të saj, ka konstatuar se mungon rrjeta e volejbollit dhe këndi i ndriçimit në tabletat smart.
E para njëherë Inspektorati duhet të inspektonte përpara se të fillonte procesi mësimor dhe para datës 12 kishte kohë edhe të bënte hetime.
Pra nuk është çështje te gjetjet, por duhet se është përdorur inspektorati për qëllim politike dhe këtu Gjykata ka lehtësi të jap vendimin.
Xhemollari, shprehu drojën se më këtë vendim të Ministrisë së Arsimit, nuk bëhet fjalë nëse do të pësojnë shkolla të tjera gyleniste, porse këtu po instalohet një precedent me rrezik për shkollat tjera jopublike.
Sipas tij, po instalohet një regjim gati fashist i MA dhe vet qeverisë, që kush është kundër qeverisë, rrezikon të mbyllet.
Ky nuk është vetëm një precedent për mbylljen e shkollave sepse ky është një debat ideologjik.
Porse ky është një precedent i rrezikshëm për të gjitha shkollat jopublike në Shqipëri, pasi çdo shkolle në nesër do të ketë një konflikt, apo pronari i një shkollë do të ketë një konflikt me qeverinë, apo të ketë një dalje publike ose profesor të një shkolle do të kenë një reagim, atëherë ata rriskohen me këtë masë, e cila tashmë është në kufijtë e fashizmit, pra një masë që mbyll institucionin arsimor.
Duke qenë një precedent kaq negativ dhe i frikshëm, atëherë do ti bëj shkollat tjera të nënshtruara ndaj një sistemi apo regjimi të cilin po i instalon MA dhe vet qeveria, pra, nuk kemi të bëjmë vetëm me këtë si rast të izoluar, por kemi të bëjmë me një standard dhe është mirë që Gjykata Administrative ti jap të drejtë shkollës, për të vendosur edhe një standard të ri dhe një precedent tjetër, ku nuk mundet që qeveria në mënyrë arbitrare të mbyll një shkollë në Shqipëri sepse kështu është urdhër i saj politik porse shkolla mund të mbyllet vetëm nëse nuk plotëson realisht kushtet.



