
Asnjë gjyqtar që ka dhënë vendime për lirimin e të dënuarve për dhunë në familje nuk është proceduar. Inspektori i Lartë i Drejtësisë e konfirmon një fakt të tillë në një përgjigjë zyrtare për MCN. Nga ana tjeter, avokatët kërkojnë nga ILD të ushtrojë më shumë presion ndaj gjyqtarëve që kanë në duar dosjet e dhunës.



