Xhadat- Zyra Arsimore Tiranë, shkel ligjin për urdhrin e partisë

Xhadat- Zyra Arsimore Tiranë, shkel ligjin për urdhrin e partisë

Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryemistrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë kërkuar vendosjen e administratorit të energjisë në çdo shkollë, me qëllim kursimin e energjisë.

Në 5 tetor, Këshilli i Ministrave nxori aktin normativ numër 14, për “Marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”.

Ky akt parashikonte reduktimin e konsumit të energjisë elektrike në institucione, në masën 15%, krahasuar me të njëjtin periudhë të një viti më parë.

Gjithashtu në akt kërkohej nga institucionet të caktonin me urdhër një nga punonjësit në rolin e administratorit energjetik.

Mosarritja e objektivit të kursimit të energjisë në masën 15%, sipas aktit normativ dënohet me gjobë, në masën pesëdhjetë mijë lekë.

Pas daljes së aktit normativ, Zyra Vendore Arsimore ka shpërndarë nëpër shkolla një mesazh, përmes të cilit ka kërkuar zbatimin e tij.

Emisioni “Xhadat” ishte në disa shkolla në kryeqytet, ku puna për zbatimin e urdhrit të ZVA-së ka nisur. Në disa prej tyre, si administrator energjie shërbejnë nëndrejtorët, ndërsa në disa të tjera, rojet.

Drejtoresha e shkollës “Ali Demi”: E kemi administratorin, është nëndrejtoresha mesa di unë. Ajo merret me fikjen e dritave në darkë, me këtë pjesën.

Gazetarja: Si e masin këto, sa harxhojnë? Se duhet të bëjnë një raportim për shtatë ditë, mesa di unë.

Drejtoresha e shkollës: Nuk e di! Nuk mat, as sahat s’ka, asgjë. Se mat sa energji harxhon, nuk e ka kompetencë shkolla këtë.

Gazetarja: Çfarë profile ka ?

Nëndrejtoresha ka arsim fillor.

Drejtoresha e shkollës “Kushtrimi i Lirisë”: Koordinator energjie këtu është nëndrejtori. Është mësues matematike.

Gazetarja: Duke qenë se është profesor matematike, e ka aftësinë e duhur për t’i njohur të gjitha pajisjet që harxhojnë energji, kush harxhon më shumë? Sepse duhet të bëhet edhe një matje, për ta çuar brenda shtatë ditëve te ZVA.  

Drejtoresha e shkollës: Ne thjesht jemi koordinator, që duhet të kujdesemi që të konsumojmë sa më pak energji.

Gazetarja: I keni ruajtur faturat e vitit të kaluar, për të bërë krahasimin nëse keni harxhuar më pak energji këtë vit, apo jo?

Drejtoresha e shkollës: Nuk i mbajmë ne faturat.

Punonjësja e shkollës “Kosova”: Neve na kanë dhënë urdhër, që çdo dritë të jetë fikur. Sidomos kjo që ndizet vetë, që ishte me LED, unë i kam ulur automatin edhe nuk ndizet fare më.

Gazetarja: Koordinator dini gjë kush është? Koordinator energjie?

Punonjësja e shkollës “Kosova”: Këto na kanë dhënë urdhër punëtoreve, dhe unë që jam roje, të kujdesemi, të fikim çdo dritë të mundshme, të mos lëmë asnjë dritë ndezur.

Gazetarja: Domethënë e ke ti si roje detyrën të fikësh çdo dritë?

Punonjësja e shkollës “Kosova”: Bashkë me punëtoret. Pastrojmë klasat, i mbyllim me çelës, ne s’kemi koordinator, e bëjmë ne këtë.

Gazetarja: Koordinatori duhet të paguajë një gjobë, nëse nuk i zbaton të gjitha këto, ju për shembull, si punonjëse e përballoni dot një gjobë prej 50 mijë lekë të reja?

Punonjësja e shkollës “Kosova”: As që bëhet fjalë. Unë 350 mijë lekë marr.

Por ka nga ata drejtues që e njohin ligjin, i cili përmban një parashikim të veçantë sa i takon shkollave. 

Drejtoresha e shkollës “Edith Durham”:

Me sa e lexova, se dje e lexova këtë aktin, kjo përjashton shkollat.

Në nenin 10 të këtij akti normativ, thuhet :

Ky akt normativ nuk është i zbatueshëm për institucionet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, shkollat, kopshtet, komisariatet e policisë dhe institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Lidhur me këtë, emisioni “Xhadat” ju drejtua me një kërkesë për informacion Zyrës Vendore Arsimore Tiranë. Në përgjigje ajo deklaron se shkollat janë të përjashtuara nga detyrimi për zbatimin e këtij akti normativ, duke mohuar indirekt faktin që më herët ka kërkuar zbatimin e tij. Mesa duket Zyra Vendore Arsimore, e ka pasur më të vështirë të shkel urdhrin e partisë, se ligjin për kursimin e energjisë në shkolla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy