Pa maska në rrugë/ Gjobiten 1267 qytetarë dhe 1 lokal gjatë fundjavës

Pa maska në rrugë/ Gjobiten 1267 qytetarë dhe 1 lokal gjatë fundjavës

Policia ka vijuar monitorimin për respektimin e masave anti-Covid edhe në fundjavë, ku janë gjobitur 1267 qyterarë të cilët qarkullonin pas maskë.

Këta qytetarë janë ndëshkuar me masën administrative prej 3000 lekësh e cila bashkangjitet si detyrim në faturën e energjisë elektrike.

Nga kontrollet e ushtruara, janë shoqëruar në ambientet e Policisë 14 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë efektivëve dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

Ndërkohë 18 persona të tjerë janë gjobitur me 10.000 lekë pasi u konstatuar duke lëvizur pas orës 22:00.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia është konstatuar edhe një lokal i cili nuk respektonte protokollin anti-Covid, duke u gjobitur me  1.000.000 lekë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy