“Sterilizimi”/ Bardhi nga Kuvendi: Të zgjatet me tre javë afati i komisionit hetimor. Beqaj kërcënoi deputetët e opozitës

“Sterilizimi”/ Bardhi nga Kuvendi: Të zgjatet me tre javë afati i komisionit hetimor. Beqaj kërcënoi deputetët e opozitës

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, kërkoi sot në Kuvend zgjatjen me 3 javë të afateve të komisionit hetimor për sterilizimin, në mënyrë që palët të dalin me raport përfundimtar.

Bardhi i kërkoi Spiropalit që si kryeparlamentare të kujdeset që veprimtaria e komisionit të jetë në përputhje me ligjin. 

Ju e keni vrarë komisionin hetimor, s’e keni lejuar opozitën të bëjë punën e saj.  Vendimarrja juaj e djeshme është tërësisht në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën dhe me të drejtën e opozitës për kontroll parlamentar. Po ju kërkoj me shumë mirësjellje, reflektoni, zgjasni afatin e komisionit hetimor, të mbarojmë planin e punës brenda një jave. T’i japim edhe dy jave për të përfunduar raportin përfundimtar. Mos pengoni punën e këtij komisioni. Nuk e ka vullnetare ardhjen në komision Ilir Beqaj. E ka për detyrë. Komisioni nuk vepron sipas rregullave që pikturon në paraburgim Beqaj, por sipas ligjit dhe Kodit të Procedurës Penale. Ju si kryetare Kuvendi duhet të kujdeseni që veprimtaria e komisionit të jetë në përputhje me ligjin”.
 

Duke iu referuar Beqajt, Bardhi i drejtua Spriopalit se "duhet të jetë e shqetësuar që një person i burgosur, dje lëvizte i lirë në ambientet e Kuvendit dhe guxonte të futej në sallën e mbledhjes së komisionit dhe guxonte i pa shqetësuar të kërcënonte deputetin e opozitës".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy