Mema: S’ka plan real për Gazën, por ofertë për pazar nga Trump-i. Zhvendosja e banorëve do përbënte pastrim etnik

Mema: S’ka plan real për Gazën, por ofertë për pazar nga Trump-i. Zhvendosja e banorëve do përbënte pastrim etnik

Analisti Medlir Mema e konsideroi një shashkë, pa plan real, propozimin e Trump-it për marrjen e kontrollit të territorit të Gazës nga SHBA dhe zhvendosjen e popullsisë palestineze.

Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Tv Mema tha plani i Trump për Gazën përbën një spastrim etnik.

Mema thotë se Presidenti amerikan po bën një pazar, duke ofruar diçka përmes kërcënimeve apo ryshfeteve, për ta detyruar palën tjetër që të bëjë ofertën e saj dhe të arrihet një marrëveshje. 

Është një lëvizje tipike e z.Trump. Është një shpërqendrim nga nevojat madhore, kryesore të nevojave të Gazës dhe çështjes palestineze. Nuk është një propozim real që çon diku, përveç faktit që i jep justifikimin Izraelit të vazhdojë konfliktin me Hamasin në një fazë të dytë. Largimi i qytetarëve nga Gaza përbën një spastrim etnik. Banorët e Gazës s’kanë asnjë monedhë për ndërtimin e shtëpive të tyre, jo më infrastrukturën, spitale, shkolla, kopshte, etj. Izraeli si forcë pushtuese ka përgjegjësi për rindërtimin e këtij territori, dhe jo dëbimin e tyre. Propozimi përbën një spastrim etnik.

Nëse realizohet, është hera e tretë që kjo popullsi zhvendoset dhe ritraumatizohet. Përbën një kërcënim real për popullin e Gazës, një shkelje të të drejtës ndërkombëtare, dhe kërcënim të traktateve të paqes, që janë të bazuara në konceptin e një shteti të pavarur palestinez. Nëse kemi zhvendosje nuk kemi rikthim. Ky propozim s’është diskutuar në asnjë kabinet, vet Sekretari i Shtetit s’ia kishte idenë derisa e tha z.Trump.

Vet z.Trump s’e ka ditur se çfarë dëshironte. Nuk është një plan, por është një shashakë. Rindërtimi i Gazës kërkon 10-15 vjet dhe 500 miliardë dollarë. Jordania e ka të pamundur pranimin 2 milionë, apo 1 milionë palestinezëve. Egjipti po ashtu ka problemet dhe shqetësimin e tij. Izraeli po e shpërngul këtë problem nga Gaza në vende të tjera në botë. Asnjë nga elementët s’është realist dhe duhet diskutuar më tej. Viktima e këtij plani është plani i armëpushimit, që nis të riformatohet nga Izraeli.

Ky nuk është një plan i mirëmenduar, nuk është një plan i pranuar dhe i diskutuar, por i pjellë nga koka e z.Trump.  Z.Trump po bën një pazar, është duke ofruar diçka, ose nëpërmjet kërcënimeve, ose nëpërmjet një lloj ryshfeti, dhe pastaj kjo është vetëm faza e parë e negociatave, pastaj pret një tratativë nga pala tjetër që i bën një ofertë tjetër, dhe më bëhet një marrëveshje. E pamë këtë me Kanadanë dhe Meksikën”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy